Futboll Sport

“VUAJTJET” E LIDËRVE TË FUTBOLLIT/ Infantino lë Zvicrën dhe shkon të jetojë me familjen në Katar: Është sakrificë

Jetojnë për futbollin dhe padyshim jetojnë shumë mirë prej tij. Kjo është jeta “e vuajtur” e drejtuesve të lartë të organizatave ndërkombëtare që drejtojnë këtë sport në botë, Pjesë e  “vuajtjeve:” është edhe të largohesh nga vilat në Zyrih të Zvicrës, për të jetuar në Katar, mes sheikëve, siç ka vendosur të bëjë Xhani Infantino.

E përditshmja zvicerane “Blick” ka zbuluar se prej disa muajsh, Infantino është zhvendosur nga Zvicra me gjithë familjen e tij në Doha të Katarit. Atje, raportohet se ai ka marrë një shtëpi me qira, ndërsa dihet se ka udhëtuar bashkë me familjen e tij pasi dy nga vajzat e tij po ndjekin shkollën në emiratin arab.

Burime brenda FIFA-s kanë bërë të ditur se Infantino rrallë shihet në Zyrih dhe ka zgjedhur të qëndrojë pjesën më të madhe të kohës në Katar, ku këtë vit do të zhvillohet Botërori dhe ku po orkestrohet plani për të ndryshuar sistemin e Kupës së Botës, për ta bërë çdo dy vite. Një ide cila ka një mbështetje shumë të fortë nga vendet e Lindjes së Mesme të cilat vetëm kështu do të kishin mundësi reale për të marrë pjesë më vazhdimisht… si Katari.

Megjithatë, vetë Infantino e ka cilësuar këtë një “sakrificë” të tijën për të përgatitur një eveniment madhështor në fundin e vitit 2022. “Përgatitja dhe organizimi i Kupës së Botës në Katar është një projekt i një rëndësie të jashtëzakonshme, si për futbollin, si për FIFA-n dhe Katarin. Kjo është një mundësi unike për të mbledhur njerëz nga e gjithë bota nëpërmjet entuziazmit të futbollit. Për një Kupë Bote që do të hyjë në histori për rajonin dhe për FFIA-n, ia vlen të bësh edhe sakrificat më të mëdha”, tha Infantino.

Related posts

Zbulohet pasardhësi i Ronaldo-s te Real, ja kush e merr fanellën me numrin 7

Sadik.Autor

LEKSION QYTETARIE/ Ja momenti kur Vllaznia bën tunel parakalimi për Skënderbeun pasi e mundi (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA NDAJ WEST HAM/ Xhaka: Paraqitje madhështore në “Emirates”

Delo.autor

Leave a Comment