Futboll Sport

ZGJATI KONTRATËN DERI NË 2026/ Francezi ndihmon Barcelonën në çështjen “Torres”

Mbrojtësi i Barelonës, Samuel Umtiti, ka rinovuar me ekipin e Çavit deri në vitin 2026. Francezi ka vendosur të përgjysmojë pagën, duke e ndihmuar klubin për të regjistruar sulmuesin spanjoll, Ferran Torres në La Liga.

“Barcelona dhe Samuel Umtiti kanë vendosur të zgjasin kontratën deri në 30 qershor të 2026. Mbrojtësi francez ka përgjysmuar pagën që do të merrte në një vit e gjashtë muaj që i kishin ngelur në kontratë” shkruante Barcelona në faqen e saj në Web.

Gjithashtu klubi shtoi: “Barcelona dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj për Samuel Umtitin për gatishmërinë dhe dashurinë që ka treguar për klubin. Nëpërmjet këtij rinovimi, Barcelona plotëson kushtet e fair play financiar dhe do të mund të regjistrojë Ferran Torres në Ligën Profesionale” përfundoi Barcelona në deklaratën e saj.

Related posts

Kërcënohet arbitri Hamiti: Këtë herë nuk ta fal kush!

Sadik.Autor

TIFOZËT E KOSOVËS SI TË JAPONISË/ Pastrojnë stadiumin pas përfundimit të ndeshjes (FOTO)

Delo.autor

LIVERPOOL KËRKON TË MBAJË KLOPPIN/ Kontratë të re edhe po nuk fitoi…

Delo.autor

Leave a Comment