Futboll La Liga Sport

ZYRTARE/ 2 pikë në 7 ndeshje, 56-vjeçari shkarkohet nga detyra e trajnerit nga klubi i La Liga-s

Alvaro Servera nuk është më trajner i skuadrës së Kadizit.

Fatale për teknikun ishte humbja ndaj Osasunës të dielën, ku ishte disfata e 5 në 7 ndeshje, nga ku skuadra andaluze ka grumbulluar vetëm 2 pikë në këto shtatë takime.

Mbyllet kështu një kapitull i bukur për teknikun 56-vjeçar spanjoll i cili e dërgoi ekipin nga kategoria e tretë në La Liga për vetëm 4 vite.

Kadizi aktualisht mban vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit teksa ka grumbulluar 14 pikë.

Related posts

DERBI NUMËR 151/ Ja arbitrat që do të vendosin drejtësi sot në “Selman Stërmasi”

Isa.Autor

JO VETËM BARCELONA/ Një tjetër ekip interesohet për Lautaro Martinez

Delo.autor

Heynckes: Nuk mund ta imagjinoj Wenger duke trajnuar një klub tjetë

Sadik.Autor

Leave a Comment