Moto GP Sport

MotoGP/ Yamaha kthehet në pistën e preferuar, Rossi kërkon triumfin

Më e realizueshme duke menduar që do të jetë podiumi i katërt radhazi, ku ai e pranon vetë në sajtin e ekipit: “Po shkojmë ne Assen, ku kam fituar vitin e shkuar. Kjo të jep emocione të kundërta. Nga një anë kjo tregon se kanë kaluar mjaft kohë që kur unë dhe Yamaha kemi fituar një garë, kështu që duhet punuar fortë, nga ana tjetër jam i lumtur sepse Assen është një pistë fantastike”.

“Ne zakonisht jemi shumë konkurrues në cirkuitin TT, por duhet që të verifikojmë se kush do të jenë kushtet dhe situatat, sepse nuk dimë se çfarë mund të ndodhë aty”, ka thënë Rossi. Shpreson edhe menaxheri i skuadrës Massimo Mergalli: “Është përherë kënaqësi që të garojmë në Holandë për ekipin tonë, kështu që shohim se duhet të marrim rezultate të mira në fundjavë. Vitin e shkuar Vale bëri një fitore brilante, dhe jemi të sigurt sepse Maverick do të kthehet në hapin e duhur, sepse ai e adhuron Assen dhe do të jetë dëshira e tij për të rikuperuar gabimin e një viti më parë”. 

Related posts

FUNDI I NJË EPOKE/ Nga basti me akullore te dieta dhe origjina italiane, ja sekretet e “Jashtëtokësorit”…

Delo.autor

E BUJSHME TEK MILAN/ Legjenda shpreh dëshirën për tu bërë trajner

Delo.autor

“Dinamiti” Marku: Serbin do ta vë në gjumë në raundin e parë

Sadik.Autor

Leave a Comment