Futboll Sport

ZYRTARE/ Shtimi i rasteve të reja me COVID-19, merret vendimi për sfidën Arsenal-Liverpool

Sfida e parë gjysëmfinale e kupës midis Arsenal dhe Liverpul, që ishte parashikuar të luaj ditën e nesërme, është shtyrë përfundimishtë sipas vendimit nga EFL. Për shkak të shtimit të rasteve me COVID-19, kërkesa e Liverpul është miratuar nga ana e drejtuesve të kompeticionit.

Sfida e parë supozohej të luhej në Londër me datë 6 janar, ndërsa e dyta një javë më pas në Liverpul. Por prej shtimit të rasteve me COVID në rradhët e ekipit të Klop, përfshirë edhe vetë teknikun gjerman, kjo sfidë është shtyrë. Sfida e parë do të luhet me 13 janar, por në “Enfild”, ndërsa ajo e kthimit në 20 janar, në “Emireits Stedium”.

Për Liverpul mungojnë shumë lojtarë të rëndësishëm si: Matip, Firminjo dhe Alison, të cilët kanë rezultuar pozitiv, por edhe Salah, Mane dhe Keita, të cilët do të luajnë në Kupën e Kombeve në Afrikë. Nga ana tjetër te Arsenal i vetmi i infektuar është Edi Nkeitah, i cili në çerekfinale të Carabao Cup shënoi një triplet kundër Sandërlend.

Related posts

“GJAHTARËT E GOLIT”/ ICARDI i përgjigjet VIERIT: Keni qenë gjithmonë një…(FOTO)

Isa.Autor

SKËNDERBEU MERR FORMË/ Trajneri Daja gati plani për skuadrën e re, rikthehet skema…

Delo.autor

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Neymar zbarkon me helikopter në stërvitje, ja sa ka kushtuar “bisha” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment