Futboll Sport

FIFA ZBULON LISTËN/ Veteranë, por dhe emra të rinj. Ja tre finalistët për çmimin e “Portierit më të mirë”…

FIFA si çdo vit jep çmime në bazë të pozicionit në të cilin luajnë futbollistët. Tanimë janë shpallur tre finalistët për çmimin “Portieri më i mirë i Vitit”. Në tre kandidatët është përfshirë një veteran si Manuel Nojer, por dhe emra të rinj. T’i shohim se kush janë finalistët.

Manuel Nojer

Kapiten dhe titullar i padiskutueshëm me Bajern Mynihun. Në sezonin që shkoi fitoi gjithçka në Gjermani. Nuk është hera e parë që Nojer gjendet mes finalistëve.

Eduard Mendi

Ishte protagonist në fitoren e Çempions Ligës me Çelsin. Një emër i panjohur muaj më parë, por besimi i trajnerit e ka bërë një ndër portierët më të mirë në botë.

Xhanluigji Donaruma

Nuk mund të mungonte, pasi fitoi Europianin 2020 me Italinë. Vendimtar me pritjet e penalltive kundër  Anglisë. U shpall dhe “Lojtari i Turneut”. Shihet nga shumë si favorit për ta fituar.

Related posts

“JEMI GATI”/ Balotelli gati t’i vërë flakën vendit… përsëri për festat e fundvitit (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUS/ Motta: Nuk kanë qenë ditë të lehta, luajmë të zemëruar ndaj Veronës

F.autor

TË GJITHË NË KËMBË/ “Xhamadani Vija vija” me Aurela Gaçen dhe Era Istrefi elektrizojnë stadiumin kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment