Champions League Futboll Sport

PSG-MANCHESTER UNITED/ Parisienët do të tentojnë biletën e kualifikimit (FORMACIONET ZYRTARE)

Sot në orën 21:00 Paris Saint Germaini pret Manchester Unitedin në “Parkun e Princave” ku do të luhet për një biletë në çerekfinale të Champions Leagues.

Ndeshja e parë në Old Trafford ka përfunduar me rezultat 2-0 me golat nga Presnel Kimpembe dhe Kylian Mbappe.

Djajtë e Kuq kanë shumë lojtarë të dëmtuar, kështu trajneri Ole Gunnar Solskjaer ishte i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacionin startues.

Për Manchester United do të mungojnë lojtarë të rëndësishëm si: Pogba, Lingard, Mata, Sanchez.

Formacioni zyrtar i PSG-së: Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat; Verratti, Marquinhos; Dani Alves, Draxler, Di María; Mbappe.

Formacioni zyrtar i Man Utd: De Gea; Young, Lindelof, Smalling, Bailly, Shaw;  Andreas Pereira, Fred, McTominay; Lukaku, Rashford.

Related posts

MEMA “PLAS” BOMBËN/ Tirana për mbijetesë. Do bisedoj të LARGOHEM sepse ky ekip…

Isa.Autor

(VIDEO) Thellohet avantazhi, Manchester United shënon golin e tretë

Q.Autor

“Molla e sherrit” quhet Rabio, PSG kërcënon Barcelonën me gjyq në FIFA

Isa.Autor

Leave a Comment