Futboll Sport

ARKËTIMET NË CHAMPIONS NGA 1992 DERI MË TANI/ Kryeson Bayern, vetëm një italiane në “TOP 5”. Ja renditja…

Champions-i ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë në ato me eliminim direkt. Në një studim të kryer nga e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Bajerni është skuadra që ka arkëtuar më shumë para nga viti 1992 që Champions-i mori këtë emër e deri në sezonin e fundit 2020/2021.

Skuadra bavareze klasifikohet në vendin e parë me 1 miliardë e 37 milionë euro arkëtime nga trofeu “veshëgjatë”. E dyta vjen ajo që e ka fituar më shumë, Reali i Madridit me 1 miliardë e 36 milionë euro.

Podiumin e mbyll Barcelona me 984 milionë euro. I katërti klasifikohet Juventusi me 934 milionë euro. E pesta renditet Çelsi me 758 milionë euro, E gjashta Mançester Junajtid me 765 milionë euro.

E shtata PSG-ja me 696 milionë euro, Mançester Siti në të 8-in me 630 milionë euro, Liverpuli e nënta me 575 milionë euro.

TOP 10 e mbyll Atletiko e Madridit me 542 milionë euro. Roma renditet në vendin e 14 me 448 milionë euro, ndërsa Interi dhe Milani janë në të njëjtën shifër, në vendin e 16 me 413 milionë euro.

Italianet e tjera janë Napoli me 290 milionë, Lacio me 118 milionë, Atalanta me 95 milionë, Fiorentina me 56 milionë, Udinese 10 milionë dhe Parma me 5 milionë euro.

Renditja e skuadrave italiane që kanë arkëtuar në këtë Champions janë me Juventusin në krye me 73 milionë euro, më pas vjen Interi me 58 milionë euro, Milani me 42 milionë euro dhe Atalanta me 30 milionë euro.

Related posts

Salah shënon gol ndaj Brighton, dhe thyen rekordin historik të Ronaldos, Suarezit (VIDEO)

Sadik.Autor

Zyrtare/ John Terry largohet përfundimishtë nga Aston Villa

Sadik.Autor

Futbolli në ankth dhe lutje, Ferguson në terapi intensive pas operacionit

Sadik.Autor

Leave a Comment