Futboll Sport

BËN PJESË EDHE SULMUESI I ÇELSIT/ Ja formacioni më i dobët i Premier Ligës

Premier Liga rikthehet këtë fundjavë, por vetëm me një ndeshje të prapambetur në betejën për mbijetesë mes Bërnlejt dhe Uotfordit. Ndoshta është surprizë fakti që vetëm një lojtar i këtyre skuadrave renditet në formacionin më të dobët të Premier Ligës këtë sezon sipas notave të vendosura nga “WhoScored”.

Lidsi, Noruiçi, Njukasëlli dhe Brentfordi kanë të gjitha nga dy lojtarë në këtë skuadër, ku nuk mungon as një yll i Çelsit. Dhe ai nuk është Romelu Lukaku.

KRUL (6.43) – Duket sikur ka një jetë që luan futboll. Portieri i Noruiçit ka pësuar 38 nga 45 golat e “Kanarinave”.

ROERSLEV (6.36) – Po të mos jesh një tifoz i Brentfordit, ka shumë shanse të mos kesh dëgjuar kurrë për Roerslev. Mbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e “Bletëve” prej vitit 2019, por e shfrytëzoi shansin e tij vetëm kohët e fundit për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve.

KLARK (6.24) – Ky duket si sezoni i fundit i Klarkut në “St James’ Park”. Qendërmbrojtësi 32-vjeçar startoi vetëm një ndeshje në nëntor, kur u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 9 minutash kundër Noruiçit.

EKONG (6.28) – Ai nuk mund të jetë edhe aq i keq, duke qenë kapiteni i Nigerisë. Por Uotfordi ka qenë një tmerr në mbrojtje, së cilës trajneri i ri Roi Hoxhson duhet t’i bëjë një mrekulli.

PERROD (6.38) – Sauthemptoni pagoi 10 milionë paund për atë që presupozohej të ishte mbrojtësi i majtë që klubi kishte nevojë. Fatkeqësisht, ai nuk ka arritur ta tregojë këtë.

FORSHOU (6.38) – Ka luajtur rregullisht në mesfushën e Lidsit me Filipsin e dëmtuar. Rikthimi i tij nga një dëmtim kërcënues për karrierën është fantastik, por nuk janë të tilla paraqitjet e tij.

BAPTIST (6.32) – Gjëra të mëdha priten nga 23-vjeçari, por ai ka hyrë dhe dalë nga formacioni i Brentfordit këtë sezon.

FREJZËR (6.27) – Nuk i mungon besimi, por paraqitjet e tij këtë sezon s’i kanë emocionuar tifozët e Njukasëllit: 1 asist, 0 gola në 19 ndeshje.

SERXHENT (6.34) – Ndoshta surprizë që e shohim në këtë skuadër pas 2 golave të shkëlqyer me Noruiçin kundër Uotfordit, por ai ka vuajtur vazhdimësinë këtë sezon.

ROBERTS (6.38) – Lidsi që nuk po shënon mjaftueshëm, ka nevojë për lojtarë që të mbulojnë golat e Bamfordit. Roberts ka luajtur si sulmues në faza të ndryshme të karrierës së tij, por këtë sezon nuk po tregon asgjë.

VERNER (6.31) – Përfundoi në stol pas transferimit të Lukakut. Belgu po vuan për vete, por gjermani ka qenë në të njëjtat rrethana që kur u transferua nga Lajpcigu në verën e 2020-ës.

Related posts

MARRËVESHJA E BUJSHME/ Juventus “fërkon duart”, “bardhezinjtë” mbushin arkat me 400 milionë euro

Delo.autor

E BUJSHME TEK INTERI/ Zbulohet biseda sekrete Marotta-Spalletti, ja për kë flitej…

Delo.autor

Katrina Maria, tifozja seksi e Manchester United (FOTO+16)

Q.Autor

Leave a Comment