Futboll Sport

BOTËRORI 2022 NË KATAR/ Shqetësimi më i madh i FIFA-s tani janë… birrat

Kupa e Botës e këtij viti do të zhvillohet në Katar nga data 21 nëntor, deri më 18 dhjetor. Një aktivitet që po pritet me shumë entuziazëm, por dhe me një pikëpyetje të madhe nga vetë FIFA që e organizon: A do të ketë birra në stadiume?

Vendi pritës dihet që ka një qëndrim të qartë kundër shitjes dhe konsumit të alkoolit në publik. Në Botërorin e Klubeve të organizuara në këtë vend në vitin 2019, u caktua një qendër golfi si vendi i vetëm ku tifozët mund të konsumonin alkool. Në dispozicion të tyre u vendosën autobusë të cilët dërgonin tifozët në pika të ndryshme të qytetit apo stadiume e më pas i kthenin në këtë sonë të veçantë të caktuar vetëm për alkoolin.

Në Katar, konsumimi i alkoolit lejohet vetëm në restorante dhe në baret e hoteleve, por është rreptësisht i ndaluar në publik.

Kjo situatë shqetëson gjithnjë e më shumë FIFA-n, e cila ka mes sponsorëve të saj edhe kompani të prodhimit të pijeve alkoolike, të cilat kanë kërkuar nga vendi organizator që të lejojë konsumin e tyre në të gjithë stadiumet ku luhen ndeshjet. Negociatat kanë filluar prej kohësh, ndërsa shteti i Katarit vazhdon të rezistojë, kurse kompanitë janë gati që të prodhojnë edhe birra me një sasi më të ulët alkooli për të mbajtur të kënaqur fansat.

Related posts

U SHKARKUA NGA MAN UNITED/ Mourinho pranë rikthimit “TË BUJSHËM” në…

Delo.autor

REAL SOCIEDAD-ATLETICO/ Hermoso i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe realizon një “PERLË” me kokë (VIDEO)

Delo.autor

BUNDESLIGA/ Werderi i Rashicës shpëton në frymën e fundit, bie Dusseldorfi. Schalke e mbyll me rekord

Delo.autor

Leave a Comment