Futboll Ligue 1 Sport

ÇËSHTJA “PLESHTI”/ Messi ndodhet në udhëkryq për të ardhmen, legjenda angleze mirëpret “Jashtëtokësorin”

Ylli argjentinas, Lionel mesi, nuk po kalon momentet më të mira me ekipin e tij të ri, PSG dhe e ardhmja e tij është enden në dyshim.

Argjentinasi ka të drejtë të rinovojë dhe për një vit me francezët, por zërat se ai nuk do ta pranojë këtë kontratë janë të shumta.

Një ofertë e pazakontë ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ish-mesfushori legjendar i Anglisë, Dejvid Bekham, i ka dërguar një ofertë Mesit për t’u bashkuar me Inter Majemin.

Bekham është njëri prej aksionerëve më të mëdhenj në klubin e MLS dhe kështu është i gatshëm që të harxhojë para nga arkat e klubit që të afrojë argjentinasin në SHBA.

Gjithsesi kjo duket e pamundur, pasi Mesi ende nuk ka ndërmend ta mbylli me Europën, ku do të kërkojë të ngrejë dhe një herë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Related posts

Trajneri i Brazilit ka vetëm 7 dilema, kush do të bashkohet me 16 të konfirmuarit?

Sadik.Autor

KTHEHET VËMENDJA NË “SAN SIRO”/ Pato është i gatshëm për një kthim tek Milan, mirëpo…

Isa.Autor

PUBLIKOHET LISTA/ Shpallen kandidaturat për çmimin “Yashin” dhe “Copa” 2021: nga portierët te talentet që u dalluan (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment