Futboll Seria A Sport

LIVERPOOL FUTET NË GARË/ Milan tenton të “rrëmbejë” mesfushorin e “Los Blancos”…

Pasi mori Theo Hernandez nga Reali i Madridit, Milani po tenton të “rrëmbejë” edhe talentin e mesfushës, Dani Ceballos, teksa arriti edhe një akord paraprak me “Los Blancos”, për një huazim me të drejtë blerjeje.

Megjithatë situata është komplikuar për kuqezinjtë në orët e fundit, pasi Ceballos bëri një paraqitje të shkëlqyer në Europianin U21 me Spanjën dhe tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por veçanërisht të Liverpoolit.

Jurgen Klopp po kërkon të marrë sa më shpejt në “Anfield Road” fantazistin 23-vjeçar dhe është gati të paguajë për transferim përfundimtar, gjë që pëlqehet edhe nga Reali i Madridit, që kërkon të rikuperojë para, pas shpenzimeve të shumta në këtë fillim vere.

Related posts

“NË FUTBOLL MË I VOGLI NGJITET NË MAJËN E EVERESTIT”/ “Sir” Ferguson: Unë munda Real Madridin në…

Delo.autor

GAFA E PABESUESHME I HAPI RRUGË SUKSESIT TË BAJERNIT/ Portieri i Dortmundit nuk ka shpjegim: Ditë m***

F.autor

“LOS BLANCOS” NUK E LËSHON JAMES RODRIGUEZ/ Atletico hedh “grepat” te objektivi i rivalëve të përjetshëm…

Delo.autor

Leave a Comment