Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Capello ndez ëndrrat e Juventus-it dhe Inter-it me deklaratat e fundit

Nga studiot e Sky, Fabio Capello ka komentuar ambiciet e skuadrave italiane në Champions League, që rikthehet me ndeshjet e fazës së 1/8-ave:

Për Juventus-in – “Juventus ishte në rënie dy muaj më parë, nuk kishte ide, i mungonte personaliteti. Luante sa për të luajtur, nuk ishte një skuadër që e dinte se ku duhej të shkonte”, ka thënë ish-trajneri.

“Pas merkatos ka rikuperuar sistemin e lojës, ka sistemuar mbrojtjen dhe mesfushën: tani, me Vlahovic, Dybala dhe Morata mund t’u krijojë probleme të gjithëve.

Për Inter-in – “Inter është konfirmuar, ka personalitet dhe edhe në ndeshjet e fundit ka treguar se është më shumë skuadër, se ka më shumë forcë. Duhet respektuar dhe Liverpool-i i parë në kampionatin anglez duhet të them se nuk është një Liverpool i madh”.

Kujtojmë se Inter-i do të zbresë në fushë kundër Liverpool-it nesër në mbrëmje, ndërsa javën e ardhshme Juventus-i do të sfidojë Villarreal-in.

Related posts

ALAVES-REAL MADRID/ Klasi i përjetshëm, shijoni “MAGJINË” e dhuruar nga super ylli Modric (VIDEO)

Delo.autor

PASUROHET FUTBOLLI SHQIPTAR/ Kur “bonusi” nga UEFA shkon deri në 7 milionë euro

Delo.autor

HIDHET SHORTI I “CARABAO CUP”/ Chelsea përballë Manchester United, ndërsa “Të Kuqtë”…

Delo.autor

Leave a Comment