Futboll Sport

MANIPULIMET/ Prokurorët sekuestrojnë dokumentet në FSHF për zgjedhjet e kreut të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës

Pak ditë pas dorëzimit në prokurori të padisë së kryebashkiakut Erion Veliaj, në prokurorinë e kryeqytetit, për shpërdorim detyre dhe falsifikim nga dy drejtuesit më të lartë të FSHF, oficerët e Policisë Gjyqësore thuhet se kanë nisur punën nga sekuestrimi i dokumentacionit, por ende nuk një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Tiranës

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se për më shumë se 4 orë, OPGJ e Prokurorisë Tiranë, kanë qëndruar të hënën në zyrat e FSHF, për të sekuestruar në cilësinë e provës materiale, të gjithë praktikën për zgjedhjen e kreut të shoqatës rajonale të Futbollit të Tiranës.

Në akt-padinë e kryebashkiakut thuhet se Ilir Shulku me detyrë sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Hacini, me detyrë sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futboll Tirana, kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për kreun e Shoqatës Rajonale të Futboll Tirana. Pretendimet që ngrihen nga pala paditëse, në cilësinë e aksionerit të Klubit Tirana, është se janë kryer falsitete në dokumentacion duke rritur në mënyrë fiktive numrin e anëtarëve që kanë votuar për zgjedhjen e drejtuesit të shoqatës.

 Prokurorët thanë se hetimi do të jetë i gjithanshëm dhe se praktika e sekuestruar është voluminoze.

Në listën e prokurorëve janë emrat e më shumë se 40 ekipeve që janë pjesë e shoqatës Rajonale të Futboll Tirana.

Related posts

PROBLEMET FINANCIARE/ Rikrijohet ekipi nga e para, nis nga Serie D klubi i njohur Italian…

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Tirana-Partizani, një duel që vlen më shumë sesa krenaria

Delo.autor

“VETËM FUTBOLLI MUND TA…”/ Shikoni reagimin i fëmijës së vogël kur shkon për herë parë në stadium (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment