Champions League Futboll Sport

CAHMPIONS LEAGUE/ Coman shpëton Bayern frymën e fundit ndaj Salzburg

Bajern Mynih duket se nuk po kalon një moment të lumtur dhe jo vetëm në kampionat. Bavarezët janë ndalur sot në mënyrë të papritur edhe në Ligën e Kampioneve, pasi nuk kanë bërë më shumë se një barazim 1-1 përballë Salcburg në ndeshjen e parë në fushën e skuadrës austriake.

Bajerni pritej të dominonte sfidën ndaj austriakëve, por u trondit nga goli i shpejtë i Adamu, i cili ishte futur pak çaste më parë në fushën e lojës për shkak të dëmtimit të Okafor. Ky gol tronditi bavarezët të cilët shfaqën shumë vështirësi në krijimin e manovrës dhe vetëm shpërthimet e Koman ishin shumë pak për të bërë diferencën.

Austriakët u kthyen plotësisht në mbrojtje dhe menduan si të administronin sa më mirë këtë rezultat që për ta do të ishte historik. Por pikërisht kur mendohej se kishin shkruar një nga kapitujt më të ndritshëm në historinë e tyre, vendasit u dorëzuan përballë Koman, i cili në minutën e 90 u shfaq para portierit dhe nuk gaboi, duke evituar të paktën humbjen turpëruese për ekipin e tij, që duhet të tregojë shumë më tepër në ndeshjen e kthimit në Mynih.

Related posts

Njihuni me trajnerët më besnikë në botë (FOTO)

Sadik.Autor

Chelsea hyn në garë për sulmuesin anësor të Bordeaux, Malcom

Sadik.Autor

“LOS BLANCOS” NUK DI TË NDALET/ Pas një aksioni fantastik, ylli Benzema ndëshkon Alaves me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment