Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Villarreal dhe Juventus ndajnë pikët, debutim ëndrrash për Vlahovic

As në ëndrrën më të çmendur nuk mund ta kishte imagjinuar këtë debutim! Dushan Vlahoviçit, I mjaftuan vetëm 32 sekonda në Ligën e Kampionëve, për të tundur rrjetën.

Sulmuesi serb i dhuroi avantazhin e përkohëshëm bardhezinjve, në barazimin 1-1 ndaj Vijarealit. Një rezultat ky që duket se më së shumti kënaqi bardhezinjtë e Alegrit, teksa fatet e kualifikimit do të vendosen në Torino në ndeshjen e kthimit.

Golin për spanjollët e realizoi Parejo, në minutën e 66-të, pas një aksioni fantastik. Për sa i përket ndeshjes, Vijareali u shfaq më përkues në fushë, duke krijuar më shumë raste të rrezikshme shënimi, madje arritën të godisnin dhe shtyllën.

Related posts

“Icardin nuk do ta lejoja të shkelte në “San Siro”/ Vjen deklarata e fortë nga…

Delo.autor

Floyd Mayweather është i interesuar për blerjen e Milanit.

Sadik.Autor

Ergys Kaçes: Te Panathinaikosi më ndihmoi Bledar Kola, dua vetëm që të luaj

Sadik.Autor

Leave a Comment