Futboll Sport

ZYRTARE/ Drejt konfirmimit si legjendë e klubit, Reali rinovon kontratën me yllin e skuadrës

Reali e përqëndruar te afrimi i lojtarëve ka vendosur të rinovojë me në nga veteranët e ekipit pikërisht me sulmuesin Karim Benzema.

33-vjeçarit i skadonte kontrata verën tjetër, por ka firmosur dhe për një vit tjetër dhe tanimë kontrata e re do të skadojë në vitin 2023. Benzema është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Realit duke marrë dhe shiritin e kapitenin.

Sulmuesi u transferua në vitin 2009 nga Lioni duke u bërë shënuesi i pestë më i mirë në historinë e madrilenëve me 281 gola në 12 vite.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit duke marrë pëlqimin e shumë tifozëve të cilët që pas largimit të Ronaldos 3 vite më parë, e kanë parë Benzeman si liderin e ekipit.

Related posts

Jon Jones sfidohet nga ylli i NBA, ja kundërpërgjigja e tij

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 1-0

Delo.autor

Milan kërkon mesfushorin e Tottenham…

Q.Autor

Leave a Comment