Champions League Futboll Sport

CHAMPIONSI ËSHTË “ZJARR”/ E gjithë vemendja tek super sfida Inter-Liverpool, në fushë zbret dhe Bayern

Sonte në orën 21:00 zhvillohen dy ndeshjet e tjera të fazës së 1/8-ve në Champions.

Dueli që do të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës është ajo që do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, mes Interit dhe Liverpulit.

Skuadra zikaltër e Simone Inzagit vjen pa liderin e mesfushës Nikolo Barela, i cili është skualifikuar për dy ndeshjet ndaj ekipit të Klopit pas atij gjesti në dëm të Eder Militaos në ndeshjen me Realin e Madridit në fazën e grupeve, teksa Interi synon që ta fitojë këtë ndeshje.

Nga ana tjetër ekipi i Jurgen Klopit vjen me humor të mirë pas fitores në kampionat teksa kërkojnë që të triumfojnë ndaj një kundërshtari të vështirë.

Takimi tjetër është ajo mes Salcburgut dhe Bajernit të Mynihut, në stadiumin “Red Bull Arena”. Bavarezët nuk do ta kenë të lehtë, por do të kërkojnë që kualifikimin ta vulosin që në ndeshjen e parë.

SFIDAT E MBRËMJES SË SOTME NË FAZËN E 1/8-ve NË CHAMPIONS

Related posts

Tifozët të pamëshirshëm në rrjetet sociale, degjenerojnë kombëtaren e Lëvit (FOTO)

Sadik.Autor

“LOS BLANCOS” KËRKON RIKTHIMIN/ Përgjigja e Mourinhos kur pyetet për stolin e Real Madrid

Delo.autor

PAS GAFËS SË MADHE NGA DE GEA/ Sulmuesi Sarr ndëshkon “Djatë e Kuq” nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment