Futboll Sport

TAKIMI ME PËRFAQËSUESIT E UEFA-S MBI MANIPULIMET NË ZGJEDHJE/ Prodani: Ja çfarë ndodhi në mbledhje

Në përfundim të takimit me ekspertët e UEFA-s, në një prononcim për mediat ka folur ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, i cili ka thënë se takimin me ta do të vazhdojë edhe nesër, se përfaqësuesit e qeverisë së futbollit europian kanë dëgjuar dhe se ata luajnë një rol ndërmjetësuesi:

“Patëm takim të gjatë me përfaqësuesit e UEFA-s. Për ndryshe ato duhet të dëgjojnë palët dhe pranojnë argumentet dhe pastaj do të përpilojnë raportet për palët që janë shprehur për UEFA-n dhe FSHF-në.

Gjithçka shkoi mirë dhe normale. Ne paraqitëm komentet tona, problemet tona dhe kundërshtimet tona në parim dhe teknikisht dhe ligjërisht u bë me anë të avokatëve gjithashtu ua lamë dhe me shkrim.

Misioni i tyre vazhdon edhe nesër. Problemet janë shumë të mëdha. Maksimumi që mund të propozojmë janë roli i ndërmjetësuesit të UEFA-s. UEFA luan një rol shumë të madh këtu kemi një situatë problematike, UEFA mund të luajë një rol ndërmjetësues. Ata nuk debatuan, ata dëgjuan, morën shënime, morën sqarime.

Sot erdhën një numër Shoqata, disa erdhën dhe u larguan sepse deklaruan që të përfaqësohen nga avokati, sepse janë të njëjtat probleme që i dimë të gjithë.

Ardhja ime këtu, kërkesa për të hyrë ishte e imja. Sot pati një njoftim publik edhe vendosëm që të vijmë sepse dëgjon të dyja anët. Ata kanë dy ditë që punojnë me punonjësit e FSHF-së.

Unë nuk jam në dijeni, nuk merrem fare me SPAK-un, ajo është një kërkesë e Shoqatës dhe është e njohur nga Gjykata. Hapi i radhës është i atyre për raportin, për UEFA-n, për qeverinë shqiptare dhe FSHF-në.

Ne i thamë dhe publikisht dhe në tavolinë gjërat që ne e bëmë tonën. Komisioni i Verifikimit dhe i Apelit është organi kompetent, ne themi që është një nga problemet e mëdha, pse kjo punë vjen në këtë diskutim? Pse kjo punë shkon nëpër gjykata? Pse kjo punë shkon nëpër Prokurori?

Është sepse Shqipëria nuk ka mekanizma të brendshëm të zgjidhjes së çështjeve sportive. Arbitrazhi Sportiv, nuk është në funksion prej shumë vitesh. Dhe në rastin e FSHF-së nuk kishte fare mekanizma të brendshëm Arbitrazhi të Pavarur të cilët mund t’iu adresoheshin këto çështje dhe mund të merrje një zgjidhje.

Meqë nuk ka të tilla çështja shkon deri në këtë nivel dhe komplikohet deri në këtë nivel. Nëse flasim për Shoqatat e kam sqaruar shumë herë publikisht.

Nëse bëhet fjalë për Shoqatën e Tiranës, ajo nuk ka Komision të Verifikimit. Problemi është rregullativ, institucional, personal nga mënyra sesi veprohet.

Atje bëhet si duan ata, është njësoj si të thuash që në Zgjedhjet e Përgjithshme t’i vendosë qeveria. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e falsifikimeve. Gjykata më njeh mua, situata është më e komplikuar.”, përfundoi Prodani.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Chelsea. Rezultati 1-2

Delo.autor

NUK KA MË JUSTIFIKIME/ Liverpool hedh kandidaturën për titull pas SUPER MERKATOS

Isa.Autor

GOL PREJ “BOMBERI”/ Mbrojtësi Lenjani gjen rrugën e rrjetës në kampionat (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment