Futboll Shqipëri Sport

DEBUTIM ËNDRRASH/ Ish-sulmuesi Shpresave gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me skuadrën gjermane (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Valmir Sulejmani ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen debutuese me skuadrën e Ingloshtad, që militon në Bundesligën 2.

26-vjeçari u transferua nga Hanoveri te skuadra e Ingloshtad, teksa e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij të re.

Sulejmani u aktivizua nga stoli në triumfin 0-5 në kampionat ndaj Nurembergut. Shqiptari i Kosovës u fut në fushë në minutën e 73-të ndërkohë që në të 80-tën, vulosi shifrat në 0-5.Vlen të theksohet fakti se edhe qendërmbrojtësi shqiptar, Visar Musliu kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes te Ingloshtadti, që mori tri pikë të rëndësishme në garën për ekzistencë. Skuadra e Musliut dhe Sulejmanit mbetet e fundit në renditje me 13 pikë.

Related posts

“IBRAHIMOVIC MË MËSONTE NË AUTOBUS”/ Rrëfen Romelu Lukaku: Nëse gabon me Conten…

Delo.autor

Xhaka flet për largimin e Sanchezit dhe afrimin e Mkhitaryanit në Arsenal

Q.Autor

LUFTA PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Wolves mposht Aston Villan dhe mban gjallë ëndrrën

Delo.autor

Leave a Comment