Futboll Seria A Sport

Tifozët e Fiorentinës ironizojnë me Buffonin (Video)

Deklaratat e Gigi Buffonit, pas mbrëmjes së ‘zezë’ të Madridit, duket se kanë bërë xhiron e botës, teks nuk janë kursyer edhe ironitë ndaj kapitenit të baredhezinjve.

Ajo më e këndshmja ka ndodhur mesditën e të dielës, në ‘Artemio Franchi’, ku po luhet takimi mes Fiorentinës dhe Spalit. Gjyqtari i takimit, Orsato vërshëlleu një penallti për vendasit, ndërsa tifozët e Fiorentinës filluan të këndonin në kor ‘Insensibile (i pandjeshëm)’, referuar deklaratave të portierit të bardhezinjve.

Menjëherë pas takimit në Madrid, Buffon akuzoi gjyqtarin se u tregua pa ndjenja, kur vendosi të akordojë atë penallti në sekondat e fundit, që vrau ëndrrat e Juventusit, për të synuar Champions Leaguen.

Related posts

“ËSHTË NJË DITË SHUMË E RËNDËSISHME PËR NE”/ Klopp: Do të jetë si Krishtlindje. Pres me padurim që ta prek…

Delo.autor

DUELI I TITULLIT/ Formacionet: Bayerni kërkon maksimumin për t’mos u larguar nga Dortmundi (FOTO)

Isa.Autor

SITUATË QESHARAKE NË KAMPIONATIN MAROKEN/ Futbollistët bëjnë ‘selfie’ si Balotelli, ja çfarë i ndodh pas festës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment