Futboll Seria A Sport

“DYBALA, ARTHUR DHE MORATA ISHIN MONUMENTALË”/ Dorëzohet Allegri: Duhet t’a lëmë titullin…

Nëse Dushan Vlahoviç nuk kërkon që të dorëzohet as për mundësinë se Juvja mund të rikuperojë distancën nga kreu, trajneri Maks Alegri as që ka ndër mend të merret me ëndrra të denja për një natë dimri, por kërkon që të fokusohet për momentin tek objektivët më realistë:

“Ishte vërtet një mbrëmje e bukur, por në të njëjtën kohë e vështirë ndaj një Verone, e cila që në fillim na bëri një presing shumë të madh. Por ata të tre që patëm përpara bënë një ndeshje të madhe.

Falënderoj klubin, ngaqë kemi vërtet drejtues të zotë, të cilët bënë dy blerje të mëdha, pasi Vlahoviç e Zakaria nuk mund ta kishin nisur më mirë se kaq dhe pres që ta ndihmojnë edhe më shumë skuadrën.

Por në veçanti dua të them se Dibala, Artur dhe Morata bënë një ndeshje për t’u vënë në kornizë dhe kjo është ajo që më pëlqeu më shumë.

Vlahoviç beson edhe te titulli? Dushan bën mirë që të mos shpenzojë energji psikologjike me këto mendime, pasi kemi shumë ndeshje të vështira përpara. Titulli kampion është një çështje që i takon Interit, Napolit dhe Milanit.

Ne duhet të përqendrohemi që t’i vjedhim sa më shumë pikë Atalantës në vazhdim, për të blinduar zonën Champions”, tha trajneri i Juventusit.

Related posts

BYLIS-PARTIZANI/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dy ekipet dhe kërkojnë të marrin maksimumin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TJETËR SULM NDAJ RONALDOS/ Ibra: I lumtur që e fitoi gjaku im

Delo.autor

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri/ Babai rreh trajnerin se nuk i futi në ndeshje djalin, ndërhyn policia

Sadik.Autor

Leave a Comment