Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ I zhgënjyer me Barcelonën, sulmuesi kërkon rikthimin në verë te skuadra e…

Pavarësisht se ka më shumë se një muaj që nuk luan si pasojë e një dëmtimi, Memfis Depai me tetë golat e shënuar mbetet golashënuesi më i mirë i Barçës.

Por, vetë holandezi nuk është aspak i kënaqur me situatën e tij në klub dhe sipas mediave franceze ai është gati të bisedojë me Barcelonën për t’i kërkuar një rikthim te Lioni.

Me afrimin në skuadër të sulmuesve si Ferran Torres, Adama Traore e Obamejang, hapësirat për holandezin janë ngushtuar shumë.

Ndaj, sipas “Le Quotidien”, përfaqësues të lojtarit janë vënë në kontakt me drejtuesit e Lionit për të parë mundësinë e kthimit të tij në Francë. Kujtojmë se Depai iu bashkua Barcelonës verën e kaluar pikërisht nga Lioni.

Related posts

“ZOTËRIA 100 MILIONË EURO” I LA LIGAS/ Portieri Jan Oblak: E shikoj veten në…

Delo.autor

Interi e shiti Coutinhon për arsye financiare, nuk dyshoi në kualitetin e tij

Q.Autor

KORONAVIRUSI PREK FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Konfirmohen nga presidenti Duka 3 raste pozitive, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment