Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Giovinco kthehet në Serie A pas 7 vitesh, i doli fati nga një dëmtim

Sampdoria ka rigjetur veten dhe fitorja e madhe ndaj Sassuolos jep besim sidomos sepse të ardhurit e janarit, nga Sensi te Conti (Inter dhe Milan) dhanë garanci..

Por, lajmi i keq lidhet me sulmin pasi pëfundoi sezoni për Manolo Gabbiadinin.

“Testet instrumentale të cilave iu nënshtrua Manolo Gabbiadini në mëngjes në Laboratorin Albaro – thotë Sampdoria në faqen e saj zyrtare – ndërkohë kanë konfirmuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior të gjurit të majtë.

Prandaj do të jetë i nevojshëm operacioni – modalitetet e të cilit ato do të vendosen në ditët në vijim – pas së cilës lojtari do të jetë në gjendje të fillojë programin e tij të rikuperimit të rehabilitimit”.

Për të zëvendësuar Gabbiadinin, këtë mëngjes Sampdoria përcaktoi të gjitha detajet në lidhje me federimin e Sebastian Giovinco-s: lojtari 35-vjeçar pritet në qytet sot, nesër do të bëhen ekzaminime mjekësore.

Ai kishte mbetur pa ekip pas eksperiencës në Arabi dhe ishte folur për një transferim në Kanada, rikthim te Toronto, por asgjë nuk u bë.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E ZIDANE/ James larg Madridit, katër klubet angleze nisin garën

Delo.autor

Mbrojtësi kroat optimist: Plani ynë është t’i shkojmë turneut deri në fund

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Valencia. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment