Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Barcelona mposht Napolin me “POKER” dhe kualifikohet në fazën tjetër

Barcelona ka fituar ndaj Napolit si mysafir me rezultat 4-2 në stadiumin “Diego Armando Maradona” në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Evropës.

Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1, ndërsa Barcelona zbriti në këtë takim vetëm për fitore.

Goli i parë erdhi në minutën e 9-të, kur asistimin e Adama Traores e ktheu në gol Jordi Alba.

Vetëm katër minuta më pas ishte Frenkie de Jong që shënoi për 2-0.

Napoli arriti të zbus të shifrat në 2-1 me golin e Lorenzo Insignes nga penalltia.

Krejt pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Gerard Pique që shënoi për 3-1.

Barcelona nuk u ndal as në pjesën e dytë, duke qenë më e mirë në fushën e lojës.

De Jong rrezikoi në minutën e 55-të, por kësaj radhe nuk kishte fat.

Goli i qetësisë erdhi në minutën e 59-të, kur Pierre Emerick Aubameyang shënoi për 4-1.

Napoli arriti të shënonte në minutën e 87-të, kur Matteo Politano shënoi për 4-2.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona kaloi tutje, duke treguar se do të jetë serioz në garën e Ligës së Evropës.

Related posts

“SHPRESOJ TË REALIZOHET…”/ Mbrojtësi Kumbulla zbulon sekretin e suksesit dhe ëndrrën e madhe

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Skënderbeu-Partizani. Rezultati 1-1

Delo.autor

SOLARI FLET SI TRAJNER I REALIT: Të shkojmë atje dhe të luajmë me… DY TOPA

Isa.Autor

Leave a Comment