Futboll Kategoria Superiore Sport

FITON GJYQIN NË FIFA/ Sasraku “gol” Tiranës. Sulmuesi i merr “bardhebluve” shumën e majme

Derrik Sasraku i fiton 60 mijë euro Tiranës në FIFA.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se ish-sulmuesi i bardhebluve në gusht arriti të merrte 60 mijë euro, duke shënuar vetëm një gol e duke luajtur 700 minuta në këtë aventurë.

Vendimi është marrë nga FIFA në gusht dhe i ka dhënë ganezit pesë rroga dhe një dëmshpërblim të majmë për prishjen e kontratës. “Kërkesa e paditësit Derrik Sasraku pranohet pjesërisht.

Pala përgjegjëse, FK Tirana, duhet t’i paguajë paditësit 15,000 euro si shpërblim i papaguar plus 5% interes deri në datën e pagesës efektive.

Pala e paditur duhet t’i paguajë paditësit 45,000 euro si kompensim për shkeljen e kontratës plus 5% interes nga 4 mars 2021 deri në datën efektive të pagesës. Pretendimet e tjera të palëve hidhen poshtë”, shkruante në vendim gjyqtari i FIFA-s, Stijn Boeykens.

SULMUESI – Ganezi i ardhur në verën e 2020-ës firmosi një kontratë afatgjatë me Tiranën, por në janar 2021, ai u zhduk nga qarkullimi.

Trajneri i asokohe, Nevil Dede, tha që Sasraku kishte prishur kontratën me Tiranën, ndërsa në shkurt ndodhi një tjetër çudi. Sasraku u paraqit në stërvitje.

I kontaktuar nga gazeta, atë kohë Sasraku shpjegoi situatën, duke pranuar se menaxherët e tij i ishin drejtuar FIFAs për të prishur kontratën.

“Situata është e thjeshtë. Unë kam luajtur i dëmtuar, sepse u lëndova në sfidën me Kukësin në nëntor.

Prita gjatë, po kështu menaxheri i shtroi klubit disa kërkesa të tjera, plus ato financiare, ndonëse asnjëherë nuk morën përgjigje. Në këto kushte kërkuam prishjen e kontratës në FIFA”, ishte shprehur Sasraku më 7 mars 2021.

Related posts

Tradhtoi Khloe Kardashian, tifozët irritohen me basketbollistin

Sadik.Autor

ZËNKË ME TRANJERIN DAJA/ Përjashtohet mesfushori i Partizanit

Delo.autor

ANGLIA ARRITI KUALIFIKIMIN NË FINALE/ Tifozi i “3 Luanëve” e tepron me pijen, bie nga shkallët e Wembley-t (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment