Futboll Kategoria Superiore Sport

FIFA I JEP TË DREJTË KUKËSIT/ “Verilindorët” fitojnë gjyqin me mbrojtësin. Ja prapaskenat…

Mbrojtësi aktual i Dinamos, Edis Maliqi, duhet t’i kthejë një shumë prej 6500 eurosh klubit të Kukësit, si dëmshpërblim për një paradhënie që ka marrë në momentin e firmosjes së kontratës në verën e vitit 2018.

“Panorama Sport” ka zbuluar dje se FIFA me një vendim të datës 28 tetor 2021, i ka dhënë pjesërisht të drejtë klubit të Kukësit për mosrespektimin e kontratës nga Maliqi, pikërisht në momentin që ky i fundit u largua drejt Lokomotivës së Zagrebit në fillim të sezonit 2020-2021.

Kukësi kishte paditur lojtarin në FIFA gjatë vitit të kaluar dhe Dhoma e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve ka dalë me një vendim pas ballafaqimit të pretendimeve që kishin palët për kontratën 2-vjeçare.

Klubi kërkonte një dëmshpërblim rreth 100 mijë euro, duke pretenduar se në momentin që Maliqi është larguar nga skuadra, ka shkelur rregulloren dhe për më tepër, kontrata e tij ishte rinovuar automatikisht për dy sezone të tjera.

Nga ana tjetër, futbollisti kishte paraqitur një shkresë me shkrim në klub 30 ditë para përfundimit të marrëveshjes, se nuk donte të rinovonte.

Në padinë e bërë, Kukësi kishte theksuar se i ka dhënë lojtarit 6500 euro paradhënie. Kësisoj, për këtë pjesë, FIFA i ka dhënë të drejtë klubit dhe ka urdhëruar lojtarin që të kthejë shumën brenda 45 ditëve.

Nëse Maliqi nuk e bën këtë, atëherë sipas rregullores, do t’i ndalohet aktivizimi me Dinamon, derisa të kryejë dëmshpërblimin te Kukësi. Sipas vendimit, lojtari nuk e ka mohuar marrjen e paradhënies.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM NË KAMPIONATIN TURK/ Vedat Muriqi shënon dopietë në pjesën e parë (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ “Tokio 2020” heq karantinën për tifozët e huaj gjatë Olimpiadës, ja plani

Delo.autor

“KËMBA E TRETË E LUKAKUT”/ Erjona Sulejmani sulmon keq “Mediaset”-in

F.autor

Leave a Comment