Champions League Futboll Sport

FITORJA NDAJ SPORTING/ Panik gjatë fluturimit të Manchester City-t, era e fortë dërgon ekipin e Guardiolës në…

Një fitore e rëndësishme në Ligën e Kampioneve ndaj Sporting Lisbonës është shoqëruar me një aventurë të pakëndshme për skuadrën e Mançester Sitit. Pas fitores 5-0 në Portugali, skuadra e Pep Guardiolës ishte parashikuar të kthehej gjatë pasdites në Mançester, por një peripeci e papritur gjatë fluturimit ka dërguar avionin në Liverpul.

Stuhia Dadlei e cila po kalon mbi Britaninë e Madhe, detyroi avionin e klubit të bënte disa fluturime mbi aeroportin e Mançesterit pa arritur të ulej në të. Situata atmosferike bëri të pamundur uljen e avionit çarter ndaj u vendos që fluturimi të ndryshonte destinacion, duke iu drejtuar Liverpulit.

Klubi bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale gjatë darkës se ekipi më pas ishte ulur shëndoshë e mirë në Liverpul, ndërsa hartat e fluturimit tregojnë qartësisht rrotullimet që kishte bërë avioni në tentativën për të çuar ekipin në destinacionin fillestar.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Neymar: Trajneri tanimë ka ndryshuar, ata do të…

Isa.Autor

E RRALLË/ Fitoi Kupën e Botës, por ende nuk kishte debutuar për Francën

Isa.Autor

Bayern pa plan B, Hoeness synon rinovimin me Heynckes

Q.Autor

Leave a Comment