Futboll Kategoria Superiore Sport

KAMPIONËT KANË HARRUAR “FRONIN”/ Lorenco Vila: Teuta e shpëton sezonin me Kupën

Lorenco Vila është golashënuesi më i mirë i Teutës në kampionat me 4 gola, edhe pse sezoni i tij nisi shumë më vonë se futbollistët e tjerë, pasi u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Sherif Tiraspolit. Sulmuesi durrsak ka folur dje për “Panorama Sport” rreth momentit të keq që po kalon skuadra. Ai është i bindur se mundësitë janë për të shpëtuar këtë sezon, duke fituar Kupën e Shqipërisë.

Lorenco, një tjetër humbje në kampionat. Çfarë nuk shkoi kundër Vllaznisë?
Asgjë nuk shkoi siç duhet dh eashtu siç e kishim parashikuar ne. E nisëm ndeshjen keq, duke pësuar tre gola të shpejtë dhe kjo na vendosi në trysni. Unë mendoj se reagimi ishte i mirë, duke arritur të shënojmë dy gola brenda pjesës së parë, por që nuk ishte e shkruar të barazonim. Gjithsesi, duhet ta hedhim pas krahëve këtë humbje dhe te fokusohemi te ndeshja e radhës me Dinamon.

Çfarë prisni nga pjesa e mbetur e sezonit?
Do të jetë një gjysmë sezoni tepër i vështirë për ne dhe duhet të bëjmë mirë. Me hapa të tjerë fals do të hedhim poshtë gjithë sezonin. Do e përgatisim ndeshjen ndaj Dinamos që të marrim maksimumin e pikëve. Edhe kundërshtari vjen nga një moment jo i mirë. Duhet të kemi edhe me pak fat, pasi kjo na ka munguar në ndeshjet e fundit.

U kthyet te goli në Shkodër, mund të themi se jeni tashmë në formën tuaj më të mirë?
Besoj se kam bërë deri diku mirë, por ende jo aty ku duhet, pasi tashmë po marr formën më të mirë. Në vazhdimësi jam i bindur që do të bëj akoma më mirë. Futbolli prandaj është i bukur, sepse të ringre aty kur se pret. Shpresoj që edhe ketë sezon ta mbyll me trofe, sepse i kemi mundësitë.

Besoni te fitimi i Kupës së Shqipërisë?
Deri më tani kemi zhvilluar një kampionat me ulje-ngritje, por jemi në garë për Kupën. Besoj se mund ta fitojmë dhe ta rikthejmë këtë trofe në Durrës, pasi është një mundësi e artë për Europën. Kështu do të shpëtonim edhe sezonin.

Europën e prisni vetëm përmes Kupës?
Janë edhe shumë pikë në lojë dhe ne do të luftojmë për të dhënë gjithçka. Do të jenë të gjitha ndeshje të vështira dhe duhet të bëjmë maksimumin. Jam i bindur që shanset i kemi për Europën nga të dyja rrugët.

Related posts

“MAGJI” NGA MESFUSHA/ Sulmuesi 16-vjeçar realizon golin e “çmendur” me kombëtaren e Ganës (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona pa sulmuesin kryesor ndaj La Palmasit

Q.Autor

“El Classico”/ Bale shënon golin e dytë ndaj Barcelonës

Sadik.Autor

Leave a Comment