Futboll Shqipëri Sport

FORMA E SHKËLQYER/ Broja në “top 20%” të sulmuesve më të mirë, shqiptari troket fort në derën e Chelsea-t

Ditën që Çelsi tij ngrihej për herë të parë në piedestalin e skuadrën më të fortë të botës në Abu Dhabi, Armando Broja i trokiste në derë fort Roman Abramoviçit me një tjetër paraqitje mbresëlënëse në “Teatrin e Ëndrrave”.

Aktualisht Broja është në “top 20%” të sulmuesve më të mirë të pesë kampionateve kryesore të Europës për pritshmërinë e golave, presingun dhe duelet e fituara ajrore dhe u shndërrua në një prej sulmuesve më të mirë të Premier Ligës me 6 gola në 12 ndeshje si titullar.

Broja po shkëlqen në “St Mary’s” këtë sezon dhe Sauthemptoni kërkon me çdo kusht që ta transferojë dhe është gati ta bëjë lojtarin më të shtrenjtë të historisë së klubit (25 milionë paund). Por, nëse vazhdon kështu deri në fund të sezonit, Çelsi do të pretendojë shumë më tepër për kartonin e talentit, në mos Tuhel e thërret në “Stamford Bridge” për t’ia bashkuar kampionëve të botës.

Related posts

EVERTON BËHET GATI PËR MERAKTON E VERËS/ Ancelotti hedh sytë nga Serie A, ja dy lojtarët që kërkon të marrë…

Delo.autor

NDËRHYRJE “HORROR” ME ROVESHATË/ Sulmuesi i Portos bën për spital lojtarin kundërshtar, ja momenti (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS SË VERËS/ Agjenti i FIFA-s: Ylli Giroud ishte një hap larg kalimit tek klubi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment