Futboll Kategoria Superiore Sport

FORMACIONI MË I MIRË DHE I DOBËT NË SUPERIORE/ Ja futbollistët që shkëlqyen dhe zhgënjyen në javën e 20-të…

Java e 20-të e Kategorisë Superiore uli siparin dhe tashmë është koha për të bërë bilancet e kësaj jave që sapo lamë pas.

“Panorama Sport”ka publikuar formacionin më të mirë dhe të dobët të javës së 20-të në Kategorinë Superiore.

Në formacionin më të mirë të javës, moduli është 3-4-3, ku në portë është inkuadruar Dajsinani. Në mbrojtjen me 3, janë Gligorov, Dianje dhe Hadroj.

Në mesfushën e përbërë me 4, janë Latifi dhe Edi Basha nga krahët, me Jonuzin dhe Hotin në qendër. Sulmi është me 3 lojtarë, Skuka dhe Xhixha nga krahët, në mbështetje të sulmuesit të vetëm Saliu Guindo.

Në formacionin më të dobët të javës skema është 4-3-3, në portë është Qirko. Në mbrojtje janë, Randi Dumfur, Qaqi, Husein dhe Rami.

Në mesfushën me 3 janë, Vangjeli, Sidibe dhe Avdyli.

Në sulm janë, Denison dhe Imeri nga krahët në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Kaina Nunjesh.

TRAJNERI MË I MIRË – (TOMAS BRDARIÇ)

Kryendeshja e javës së 20- të në Superiore ishte përballja mes dy rivalëve të sezonit të shkuar për titullin kampion, Vllaznia dhe Teuta. Shkodranët e nisën vrullshëm ndaj kampionëve në fuqi, ku që në 16 minuta shkuan në avantazh 3-0.

Përpos luhatjeve, kuqeblutë morën një trepikësh me vlera. Nisur nga loja e sulmuesve dhe rëndësia e rezultatit, i bie që Tomas Brdariç të jetë i përzgjedhuri i rubrikës, si trajneri më i mirë i javës së 20-të.

TRAJNERI MË I DOBËT – (EMILJANO ÇELA)

Kastrioti ka zhvilluar ndeshjen më të dobët për vitin 2022, ku ecuria e javëve të para jepte sinjale shprese. Por, ndaj Kukësit krutanët kanë qenë apatikë, ku pasiguria në mbrojtje dhe pafuqia në sulm bënë që të shkërmoqen në javën e 20-të.

Nisur nga kjo paraqitje e dobët e Kastriotit, i bie që Emiljano Çela të përzgjidhet si trajneri më i dobët i javës së 19-të në Kategorinë Superiore. Fare mirë në këtë pozicion mund të ishin edhe kolegët e tij humbës të javës

Related posts

Imami përshëndetet me Kukësin, ka edhe një mesazh falënderues

Sadik.Autor

UDHËTON NË ARGJENTINË/ De Rossi gati për skuadrën e re…

Delo.autor

INES HELENES/ Mbretëresha e “Instagramit” që feston kualifikimin e Suedisë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment