Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“SHQIPËRIA KA SHPIRT SKUADRE”/ Southgate pas fitores: Ja dy lojtarët kuqezi që më tërhoqën vëmendjen

Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt  ka folur pas fitores ndaj Shqipërisë, teksa nuk ia ka kursyer fjalët e mira për Kombëtaren kuqezi. Për “Supersport”, Suthgejt u shpreh:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Shqipëria luajti mirë dhe ishin të organizuar. Luajtën mirë me dhe pa top. Kishin disa raste që në fillim, nëse do të kalonin në avantazh mund të kishte shkuar ndryshe. Arritëm të krijonim pas minutës së 20 dhe ia dolëm të fitojmë.

Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht dhe e shikoni çfarë probleme të krijojnë. Kanë shpirt skuadre dhe mund të bëjnë mirë. Kush me pëlqeu nga Shqipëria? Nuk e pashë Shqipërinë në planin individual, por mendoj se dy mesfushorët e qendrës e qarkullonin mirë topin. Për mbrojtësit është gjithmonë e vështirë. Ishte një ndeshje e vështirë.”, tha Sauthgejt.

Related posts

(FOTO) Pas humbjes në Kupë, Etrit Berisha ka një mesazh ‘kërcënues’ për Juventusin

Q.Autor

EFEKTET E PARA/ “Epoka” post-Ronaldo nis me një rekord negativ në “Bernabeu”

Isa.Autor

TRONDIT ME DEKLARATËN/ Neymar: Nuk e di nëse kam forcën mendore të merrem me futboll

Delo.autor

Leave a Comment