Futboll Kategoria Superiore Sport

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I DOBËT I SUPERIORES/ Spikasin lojtarët e Tiranës, zhgënjejnë ata të Kukësit

Java e 18-të e Kategorisë Superiore uli siparin teksa i lë vendin statistikave.

“Panorama Sport”ka skicuar formacionin më të mirë dhe të dobët të javës që sapo lamë pas.

Në formacionin më të mirë moduli është me 3-4-3 ku në portë është Bekaj. Në mbrojtjen me tre janë Velkovski, Hoxhallari dhe Hakaj. Në mesfushën e përbërë me 4 janë Ademi dhe Latifi nga krahët, ndërsa në mesin e fushës janë Lushkja dhe Ibraimi.

Në majën e sulmit janë treshja, Lorenco Vila, dhe Xhixha nga krahët në mbështetje të Seferit.

Tirana në këtë 11-she ka 4 lojtarë, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Në formacionin më të dobët të javës, moduli është 4-3-3 me Xhikën në portë, në mbrojtjen me katër janë Lulaj, Krasniqi, Marku dhe Samake.

Në mesfushën e përbërë me tre janë Kodra, Gjelbrim Taipi dhe Fernandinjo. Treshja e sulmit është e përbërë nga Cara dhe Nikaj në mbështetje të Pusit.

Në këtë 11-she Kukësi ka 4 lojtarë, më shumë se çdo skuadër tjetër. Trajneri më i mirë është cilësuar Orges Shehi ndërsa si trajneri më i dobët është Diego Longo.

Related posts

RIKTHEHET NË QENDËR TË VËMENDJES/ Neymar në dyshim për ndeshjen e Championsit me Dortmundin

Delo.autor

Mbyllet sezoni për mbrojtësin e Liverpool…

Sadik.Autor

NGA VITI 2014 DERI MË TANI/ Trupi i tij plot me muskuj, ja si u tjetërsua Salah (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment