Bundesliga Futboll Sport

SPRINTI FINAL/ Nga rinovimet te llogaritë sezonale, zbulohet plani i Bayern Munich

Vetëm 20 ditë larg ndeshjes së parë në Champions ndaj Salcburgut, skuadra e Bajernit dhe trajneri Julian Nagelsman duhet të punojnë shumë për të mos rrezikuar objektivat. “Focus.de” tregon katër detyrat kryesore që trajneri duhet të bëjë para ndeshjes me Lajpcigun në fundjavë dhe deri tek ajo ndaj Salcburgut në Europë.

SALCBURGU DUHET MARRË SERIOZISHT – Bajerni kërkon të mbetet gjatë në Europë, mundësisht të shkojë në finalen e Shën Pjetërsburgut që do të luhet më 28 maj. Por, Tomas Myler i bëri një apel skuadrës duke thënë se: “Salcburg do të jetë në flakë dhe ndaj nesh do të kërkojnë të bëjnë ndeshjen e jetës, ata nuk kanë asgjë për të humbur dhe kjo e bën sfidën akoma dhe më delikate”, tha mesfushori gjerman duke paralajmëruar ekipin e tij për një duel i cili nuk duhet kurrsesi të merret me lehtësi. Në ndeshjen e radhës para Salcburgut, bavarezët do të kenë mundësi të nxehin motorët pikërisht ndaj skuadrës binjake, Lajpcig, të dyja në pronësi të “Red Bull”. Do të jetë sfida perfekte për Nagelsmanin për të përgatitur skuadrën të paktën psikologjikisht për atë çfarë do ta presë në Champions, teksa stili i lojës i të dyja skuadrave është pak a shumë i njëjtë.

MOTIVIMI I ZYLES – Do të jetë ndeshja e parë që pas deklaratave për largimin e Niklas Zyle. Në raste të tilla, motivimi i lojtarit nuk do të jetë në rritje edhe pse ai është një profesionist dhe si i tillë duhet të sillet deri në ditën e fundit që do të mbajë veshur fanellën e Bajernit.

RINOVIMI I KONTRATAVE – Pas rinovimit të Kingslei Komanit skuadra e Bajernit dështoi të bënte të njëjtën gjë me atë të Niklas Zyle. Në plan janë edhe 3 lojtarë të tjerë të cilët presin radhën për të firmosur. Manuel Nojer, Robert Levandovski dhe Tomas Myler bëjnë mirë të kenë mbyllur çështjen e rinovimit me klubin përpara se të nisë pjesa më delikate e sezonit.

MBYLLJA E LLOGARIVE – “Nuk është një detyrë e lehtë, por ne jemi Bajerni dhe duhet të mundim këdo që na del përpara”, ishin fjalët e Manuel Nojerit pas shortit të Champions-it. Në fakt, bavarezët e kanë fituar ndeshjen më të rëndësishme në këtë vit të ri, atë me COVID-in, teksa 80% e skuadrës u infektua dhe fitoi betejën me virusin dhe jo pa pasoja. Alfonso Dejvis u diagnostikua me probleme në zemër pas infektimit dhe pritet të mungojë gjatë duke humbur pjesën më të madhe të ndeshjeve të fazës së dytë. Por forca e Bajernit është pikërisht te kalimi i momenteve të vështira, Nagelsman dhe lojtarët e tij janë gati për të treguar se ashtu si në vitin më të errët të njerëzimit për shkak të pandemisë botërore (2020), ata janë gati të gjejnë forcat për t’u rikthyer të lavdishëm.

Related posts

TIRANA ISHTE NË AVANTAZH/ Por “goditej” fitorja e Bylisit, si u parashikua mrekullia ballshiote nga bastet

Delo.autor

ISH-YLLI I “DJAJVE TË KUQ”/ Berbatov: Solskjaer duhet të mbetet në Man United, nëse vazhdon të…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan punon për sezonin e ardhshëm, 5 goditje për Rangnick

Delo.autor

Leave a Comment