Futboll Sport

FSHF CUP/ Fitore me përmbysje, Prestige i pret “kuponin” në shtesë Jata Marketit (VIDEO)

Prestige ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm në FSHF CUP, duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, falë triumfit të djeshëm me përmbysje 2-1 ndaj Jata Market në çerekfinale.

Një kualifikim i siguruar me shpirt të lartë gare, në një sfidë shumë të luftuar nga të dyja skuadrat, ku për të përcaktuar fituesin u deshën kohët shtesë.

Ishte Muça, i cili finalizoi në mënyrë fantastike një aksion 6 minuta nga fundi i takimit, duke kaluar në delir Prestige.

NDESHJA – Sfida e zhvilluar në kompleksin “Football Republic” ishte nga më të bukurat dhe më të luftuarat e kompeticionit. Një takim ku nuk munguan as ndërhyrjet e ashpra, si dhe tensioni në fushë.

Ndonëse ishte Prestige që e kishte nën kontroll lojën në pjesën e parë, në të 26-ën, Jata Market goditi me një zbritje shpejt, duke gjetur avantazhin me një gol të bukur.

Me shifrat 0-1 u mbyll edhe fraksioni i parë i lojës. Prestige nuk mund të pajtohej kurrsesi me këtë rezultat dhe pa u bërë 20 sekonda nga starti i pjesës së dytë gjen barazimin.

Mërtiri jep një top vertikal, të cilin Kurpali e lë bukur për Lleshin. Ky i fundit djeg mbrojtësin kundërshtar dhe në sparkatë e ndal sferën në rrjetë.

Prestige ka një rritje të ndjeshme në lojë, por për ta ulur këtë ritëm mendojnë lojtarët e Jata Market, të cilët luajnë ashpër.

Madje, falen edhe nga gjyqtari pas një ndërhyreje horror në dëm të Lleshit, i cili e mbyll lojën para kohe për shkak dëmtimi.

Më tej bëhet protagonist portieri Myrta, i cili me një pritje spektakolare shpëton portën, ndërsa në fundin e pjesës së dytë, Mërtiri bën heroin duke devijuar një topi që ishte i destinuar të ndalej në rrjetë.

Kështu, gjithçka vendoset në shtesë dhe kur dukej se skuadrat do t’i drejtoheshin penalltive, Muça “ngrin” Jata Marketin duke shkarkuar në portë një të djathtë tokazi, pas asistit të Vashës.

Kështu, gjithçka mbyllet me fitoren dhe festën e Prestige, që tashmë shkon në gjysmëfinale të FSHF CUP, duke iu bashkuar skuadrave Primo, ATS dhe Dussel.

 

Related posts

INVESTIM PREJ 13 MILIONË EUROSH/ Shikoni hotelin e ri të Ronaldos në mes të Madridit (VIDEO)

Delo.autor

“SHPRESOJ QË AI TË…”/ Zhdukja e Sala, federata franceze miraton kërkesën e klubit

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal kualifikohet në çerekfinale, Granada shkruan historinë

Delo.autor

Leave a Comment