Moto GP Sport

Rossi: Vendi i tretë maksimumi, kam nevojë për ndihmën e motorit

Vendi i tretë në garën e Mugello është një rezultat i mirë për pilotin italian Valentino Rossi, që për herë të tretë këtë sezon u ngjit në podium. Ndërkohë që, Rossi arriti kuotën e 5000 pikëve në karrierën e tij, piloti i parë në historinë e Moto GP që prek këtë shifër, duke e ulur në 23 diferencën me kryesuesin Marc Marquez. “Jam i kënaqur për këtë rezultat, pasi nuk ishte e lehtë për shkak të gomave dhe vuajtëm disi. Por në fund isha i shpejtë dhe tentova të kapja vendin e dytë. Një podium në Mugello është i rëndësishëm, pasi është para fansave të mi dhe vlen shumë”, tha Rossi.

“Kjo garë ishte një ndër më të vështirat në karrierën time, pasi motori shpesh rrëshqiste dhe arrita të kap këtë rezultat falë përvojës time. Garova me gomën e fortë përpara dhe kjo më dha një avantazh në fundin e garës, ndërsa rivalët kishin gomën e butë dhe strategjia dha rezultat. Tani kam nevojë nga motori Yamaha, nga inxhinierët në Japoni, pasi i dimë problemet dhe duhet të ndërhyjnë për të patur një motor të shpejtë. Nuk ka për të qenë e lehtë , pasi na duhet vijueshmëri në garë gjatë gjithë kohës”, u shpreh Valentino Rossi pas podiumit në Mugello.

Related posts

ÇMENDURI NË MERKATON E VERËS/ “Djajtë e Kuq” gati 90 milionë euro për lojtarin e Napolit…

Delo.autor

DEKLARATË BEFASUESE NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Coutinho: Ata nuk më trembin, kjo më bën…

Delo.autor

DERBI KRYEQYTETAS PO AFRON/ Legjendat e Tiranës tregojnë recetën “anti-Demave të Kuq”

Delo.autor

Leave a Comment