Bundesliga Futboll Sport

HEROI I CHAMPIONS-IT/ Coman: Do të bëhem një legjendë te Bayern Munich

Goli në finalen e Champions-it ndaj ishte skuadrës së tij i bëri mirë. Por, historia e Kingslei Komanit në Mynih nuk ka mbaruar ende. Në një intervistë për “Sport 1”, francezi tregon për objektivat që ka me kampionët e Gjermanisë në vitet e ardhshme dhe për rolin që kërkon të luaj në skuadër.

Sa i lumtur jeni që keni rinovuar?
Jam shumë i lumtur. Të luash për Bajernin është një çështje krenarie dhe lumturie. Nuk u mendova dy herë kur më ofruan rinovimin, ishte zgjedhja më e mirë që mund të bëja në karrierën time.

Pse kishte dyshime për një largim nga Bajerni në verë?
Kishte shumë gjëra. Kam fituar shumë këtu dhe kur je në një situatë të tillë pyet veten nëse mund të provosh diçka të re. Kështu m’u desh të mendoja për një kohë. Këtu nuk mendon vetëm për futbollin, por edhe për jetën e përditshme. Në fund vendosa për të qëndruar pasi këtu ndihem shumë mirë.

Cili ishte faktori kryesor që ju bëri të qëndronit?
Pata shumë biseda me drejtuesit të cilët vazhdimisht më thoshin se sa shumë më vlerësonin. Kjo ishte diçka e bukur. Pastaj mendova se këtu i kam të gjitha që mund të ketë një lojtar. Operacioni në zemër më bëri të kuptoj se njerëzit këtu më duan dhe më vlerësojnë dhe unë dua që t’ua shpërblej këtë gjë me besnikëri dhe sigurisht me sa më shumë trofe në fushën e lojës.

Kur ishte fiks koha që vendosët?
Në dhjetor.

Nagelsman këmbënguli shumë për qëndrimin tuaj. Përse mendoni se e ka bërë një gjë të tillë?
Besimi, kjo është e gjitha. Kur ke besim, ndihesh më mirë. Ai më ka thënë që në fillim se më mbështet dhe se isha shumë i rëndësishëm për skuadrën. Më shkruante shpesh në “Whatsapp” ku bisedonim për tema të ndryshme sigurisht edhe për skuadrën, kjo më bëri të isha shumë i lidhur me të.

Riberi ishte një idhull për ju në kohën kur luanit te Bajerni. Kush ka qenë në kohën kur ishit fëmijë?
Ronaldinjo. Mënyra se si luante me topin ishte e pabesueshme, ajo më magjepste. Ai ishte arsyeja përse nisa të luaja futboll. Por, sigurisht që Frank Riberi është një legjendë dhe një lojtar që më ka orientuar në kohën kur erdha te Bajerni. Dua të punoj shumë për të arritur në nivelin e tij edhe pse e di që do të jetë e vështirë. Edhe unë dua të bëhem një legjendë në klubin bavarez, jo Riberia i ardhshëm.

Statusin “legjendë” e keni marrë me golin në Champions ndaj Parisit në finale. Çfarë doni më?
Ishte vetëm një ndeshje, sigurisht një ndeshje e veçantë dhe shumë e rëndësishme, por mendoj që për t’u bërë një legjendë duhet të arrij ende gjëra të tjera. Dhe mendoj që ka shumë gjëra për t’u arritur. Dua të luaj në nivel të lartë gjatë gjithë sezonit dhe të jem i rëndësishëm dhe decizic në ndeshjet e mëdha. Dhe sigurisht të fitoj edhe një herë Champions-in me Bajernin.

Mendoni se Bajerni mund të arrijë Realin duke fituar 3 Champions radhazi?
Çdo sezon jemi skuadra favorite edhe pse jo e vetmja. Mendoj që mund të jemi në majë edhe për disa vite të tjera, por në këtë aspekt janë shumë faktorë që bëjnë diferencën. Nëse do të fitonim në 5 vitet e ardhshme dhe dy herë Champions-in, do të ishte diçka e madhe.

Bundesliga vazhdon të jetë nën kritika për faktin se është bërë shumë e mërzitshme. Në fund Bajerni fiton gjithmonë, jeni dakord?
Në kampionatin gjerman ka shumë skuadra me kualitet. Mendoj që pas kampionatit anglez dhe atij spanjoll, është kampionati më i bukur dhe më i fortë. Është e vërtetë që Bajerni është i vështirë për t’u mundur, por dhe nëse do të luanim në kampionate të tjera, do të ishim në të njëjtat pozita.

Bajerni ka vendosur që në kohë pandemie të mos investojë shumë në merkato, por të mbështetet te talentet. Ju si një ish i tillë, jeni dakord?
Bajerni ka shumë para edhe pse jo aq shumë si disa klube në Angli ose Parisi. Por, mendoj që paraja nuk është gjithçka. Skuadra jonë është një skuadër e vërtetë, jemi të bashkuar, në kohë të vështira luftojmë si një trup. Kjo është shumë e rëndësishme. Kemi shumë njerëz përreth nesh që bëjnë një punë të mirë. Është diçka e bukur të shohësh lojtarë të rinj që kanë mundësi për të bërë hapin e madh në karrierën e tyre.

Është Musiala njëri prej tyre?
Po, Jamal është shumë i talentuar. E kupton kur dikush ka talent, që në prekjen e parë të topit. E dija që ai do të kishte të ardhme që kur erdhi te ne, edhe pse ishte vetëm 17 vjeç. Ai punon shumë dhe kurrë nuk mendon se është një futbollist i madh apo i afirmuar dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Cili nga lojtarët ju ka lënë më shumë mbresa?
Janë shumë, është një pyetje e vështirë. Ka shumë lojtarë të tillë. Nëse do të zgjidhja një nga skuadra aktuale, do të ishte Kimish.

Përse?
Ai është kaq i mirë. Mund të luajë në shumë pozicione, është shumë inteligjent. Mund t’i besosh gjithçka. Më parë ishte Frank ai që më mahniste. Njëherë erdhi pas gati 5 muajsh mungesë në stërvitje dhe menjëherë u bë lojtari më i mirë në stërvitje. Normalisht të duhet kohë për t’u rikthyer në formë dhe për të kapur ritmin, por ai ia doli. Thashë me vete: Uau!

Related posts

Rrëfimi 360 gradë i Iniesta: Neymar te Real Madridi? Nuk mendoj si Messi…

Sadik.Autor

Karamoh, talenti që riktheu Interin te fitorja pas 2 muajsh

Q.Autor

Gullit: Gattuso ka nevojë për kohë te Milani

Sadik.Autor

Leave a Comment