Futboll Seria A Sport

Ancelotti nuk dorëzohet për Benzema, operacioni jo i pamundur (FOTO)

Në shtëpinë e Napolit janë të sigurt: për t’u përballur më mirë me sezonin e ri, duhet afruar një sulmues, i cili di të japë cilësinë dhe përvojën, veçanërisht ndërkombëtarisht, ku ka pasur zhgënjime vitet e fundit. Ancelotti e di mirë se, që të konkurrojë me ekipet e mëdha europiane, duhen elementë të spikatur, sidomos përpara.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, Karim Benzema mbetet një objektiv madhor për sulmin e Napolit, i cili dita-ditës po bëhet më tepër se konkret. Mbi të gjitha, sulmuesi francez është më i mundshëm se ëndrra e De Laurentis, e quajtur Edinson Cavani.

Benzema e ka provuar drejtimin e trajnerit italian, me të cilin në krye ka pasur rezultate të shkëlqyera (46 gola në 98 paraqitje te Real Madridi), ndaj ribashkimi i të dyve duket një dëshirë e qartë. Sidoqoftë, ka pengesa në mes. Paga 7 milionë euro, që francezi merr në Spanjë, sigurisht nuk është një pengesë e pakapërcyeshme për De Laurentiis, i cili ka pranuar që në vend të 20 milionëve bruto, të fituara nga Cavani, mund ta paguajë francezin.

Trajneri Ancelotti po synon afrimin edhe të një qendërmbrojtësi, duke pasur parasysh vështirësinë e krijuar pas lëndimit të Ghoulam. Objektivi i parë mbetet senegalezi Sabaly, me vlerë 15 milionë euro, pjesë e Bordo, i cili mori një propozim pak më të ulët nga napolitanët. D’Ambrosio, gjithashtu, pëlqehet për këtë rol, por për momentin Interi nuk duket i gatshëm të heqë dorë prej tij.

Related posts

“AKOMA NUK E BESOJ SE…”/ Giroud i dhuroi “Derbin e Madoninës” Milan-it, në Londër “shpërthejnë” polemikat

Delo.autor

Motra e Nainggolan zbulon prapaskenat e transferimit tek Interi

Isa.Autor

I DASHURUAR ME CILËSITË E TIJ/ Pirlo hedh sytë nga mesfushori i PSG, projektohet shkëmbim me…

Delo.autor

Leave a Comment