Bundesliga Futboll Sport

“HUMBJA NDAJ BOCHUM E PAPRANUESHME”/ Kahn ultimatum Bayernit: Dua kampionatin dhe Europën

Humbja ndaj Bohumit nuk është harruar ende te kampionët e Gjermanisë, të cilët tani janë në një moment jo shumë të mirë. CEO i skuadrës gjermane, Oliver Kahn, foli dje për situatën e krijuar në kampin bavarez pas turpërimit në kampionat.

“Mendoj që ndeshja me Salcburgun vjen në momentin më të mirë të mundshëm. Do të kemi mundësi të reagojmë direkt dhe kjo është diçka e mirë. E dimë që mund të bëjmë shumë më mirë sesa bëmë të shtunën”, tha Kahn.

Sipas mediave gjermane, ish-kapiteni i bavarezëve ka pasur një takim kokë më kokë me disa lojtarë dhe me trajnerin Julian Nagelsman ku ka analizuar situatën.

TURPËRIMI – “Ishte një sfidë, e cila kurrsesi nuk duhet të kishte shkuar në atë mënyrë. Ishim duke kryesuar dhe më pas pësuam një “black out”. Kjo është e papranueshme për një skuadër si Bajerni. Nëse kërkon të fitosh kampionatin duhet të jesh më vigjilent dhe të mbyllësh ndeshjen sa më parë. Asnjë skuadër nuk kërkon të lërë më pikë rrugës”.

REAGIMI – “Pas humbjes 5-0 ndaj Gladbahut patëm një reagim të mirë duke fituar disa ndeshje radhazi. Besoj që kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Skuadra është e vetëdijshme për forcën që ka dhe kjo është një pikë nisjeje për ne”.

SALCBURGU – “Nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë në Champions, aq më tepër në një fazë me eliminim direkt. E dimë që mund të rrezikojmë eliminimin nëse mendojmë se jemi të kualifikuar. Salcburg ka vite që bën mirë në Europë, ata kanë lojtarë të mirë që mund të vënë në vështirësi çdo kundërshtar”.

PREMTIMI – “Shpresoj që ndeshja ndaj Bohumit të jetë humbja e fundit për këtë sezon. Bundesliga është objektivi ynë kryesor. Duam të fitojmë titullin e 10-të radhazi dhe të 32-tin në historinë e klubit.

U premtoj tifozëve që nuk do të ketë më shfaqje të tilla në kampionat. Shpresojmë që të bëjmë mirë edhe në Champions dhe pse jo të shkojmë deri në finale edhe pse e dimë që do të jetë një rrugëtim i vështirë pasi në garë janë shumë skuadra të forta

Related posts

Dy humbje radhazi në Ligën e Kombeve, trajneri jep dorëheqjen nga kombëtarja

Isa.Autor

PENALLTI PËR PREKJE ME DORË/ Ronaldo nuk fal! Lopez i hoqi mrekullisht një gol (VIDEO)

Delo.autor

Miqësorja e parë e Kukësit për “Championsin”, Maribori nuk kursehet (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment