Champions League Futboll Sport

INTER-LIVERPOOL/ Inzaghi me “artileri të rëndë”, dy surpriza nga Klopp (FORMACIONET ZYRTARE)

Interi dhe Liverpuli luajnë sot një sfidë shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve, një duel mes zikaltërve që tashmë duan të fillojnë të afirmohen edhe në Europë pas shumë vitesh mungesë në skenat më të rëndësishme, dhe të kuqve të cilët janë pretendentë për të fituar turneun.

Në formacionet zyrtare, bie në sy se Inzagi ka vendosur t’i besojë një vend në formacion Vidal, për të plotësuar mungesën e rëndësishme të Barela të pezulluar. Ndërkohë, mbetet përsëri jashtë Aleksis Sançez, ndonëse ka qenë sulmuesi më në formë i skuadrës në javët e fundit,.

Kurse Klop përgjigjet me treshen e zakonshme Zhota-Salah-Mane, duke konfirmuar se të tijtë do të bëjnë një ndeshje në sulm në këtë duel.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Handanoviç, Dumfrajs, De Vraj, Skrinjiar, Bastoni, Vidal, Çalhanollu, Perishiç, Brozoviç, Martinez, Xheko.

LIVERPUL: Alison, Van Dajk, Konate, Fabinjo, Robertson, Aleksander-Arnold, Tiago Alkantara, Elliot, Zhota, Mane, Salah.

Related posts

Selmani viziton ekipin e zemrës, portieri i Laçit përfundon në qendrën mjeksore të Juventusit

Q.Autor

E PABESUESHME/ Angli-Zvicër do të TRANSMETOHET BARDHEZI, ja aryeja e veçantë

Isa.Autor

HEDH IDENË REVOLUCIONARE/ Wenger: Kombëtaret të luajnë në tetor, Botëror çdo dy vite

Delo.autor

Leave a Comment