Futboll Shqipëri Sport

“INTERI, SKUADRA MË E FORTË NË SERIE A”/ De Biasi: Shqipërisë i kanë shpërthyer disa lojtarë

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, që shkroi historinë me fanellën kuqezi, ka dhënë së fundmi një intervistë special për “Tuttomercatoweb”, ku ka analizuar ecurinë e skuadrave të Serisë A deri tani. 65-vjeçari gjithashtu ka dhënë një koment edhe për Shqipërinë e Edi Rejës, duke u ndalur tek njeriu i momentit, Armando Broja si dhe te Marash Kumbulla.

SHQIPËRIA- Po padyshim e them me sinqeritet, Shqipëria ka një bazë të mirë me të cilën të mund të punojë, ku ka mbërritur Edi dhe po bën një punë të mirë.

Në të njëjtën kohë i kanë shpërthyer disa lojtarë si edhe vetë Kumbulla, i cili është një lojtar i ri dhe me perspektivë. Broja është një lojtar i cili me siguri ka cilësi, dhe pak ditë më parë i shënoi Totenhemt të Kontes.

Ai është një futbollist i cili e sheh portën.  Po luan pak me Kombëtren shqiptare në krahasim me atë që pret ai. Por njëkohësisht mendoj se ka kohën e duhura për të ndërthurur lojën dhe për t’i dhënë peshën dhe vlerësimin e duhur.

SERIE A- Është padyshim një kampionat emocionues. Për mua Interi është skuadra më e fortë deri tani, edhe pse më pëlqejnë shumë Milani dhe Napoli dhe në të njëjtën kohë shoh një Juventus të rifutur në garë. Megjithatë, jo për të fituar titullin. Me Atalantën, megjithatë, i pashë mirë, ata morën një djalë përpara që ka forcë dhe sasi, di të shënojë shumë gola dhe merr përgjegjësi nga Morata dhe Dibala.

ITALIA- Fatkeqësisht, e paguam shtrenjtë mungesën e fitores kundër Zvicrës. Mançini ka bërë një punë të madhe me një kombëtare që nuk është më e mira për sa i përket teknikës, por që mund të jetë një grup i fortë. Pengesat do të jenë të vështira, të dyja. Nuk është e garantuar që mund ta mposhtim Maqedoninë, duhet të përgatitet mirë pa menduar se tashmë kemi kaluar në raundin tjetër.

AZERBAJXHANI – Unë absolutisht duhet të jem këtu (në Baku, ) sepse lojtarët e ekipit kombëtar janë pothuajse të gjithë në kampionatin vendas. Unë ndjek disa seanca stërvitore dhe të gjitha ndeshjet me stafin tim. Në mars do të kemi shansin të kemi dy miqësore para Ligës së Kombeve në qershor”, u shpreh De Biazi.

Related posts

LISTA/ Kombëtarja U-21 publikon listën e lojtarëve për përballjen ndaj Anglisë

Delo.autor

MUNGOI GJATË GJITHË SEZONIT TË KALUAR/ Van Dijk: Mendojnë se shtirem, por nuk dinë asgjë

Delo.autor

DEKLARATË E FORTË/ Gary Neville: Sarri e di që do të shkarkohet në 18 muajt e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment