Futboll Sport

ITALIA JASHTË “KATAR 2022”? Mancini nuk ka aspak frikë: Ka momente, ndonjëherë në jetë…

“Ne duam të shkojmë në Kampionatin Botëror” në Katar “sepse është një gjë shumë e rëndësishme, sepse ne kemi ende mundësinë për të jetuar një ëndërr të jashtëzakonshme dhe gjithashtu mundësinë për ta fituar atë. Do të jetë e lodhshme, por do te japim gjithcka”.

Kështu deklaroi trajneri i kombëtares italiane të futbollit, Roberto Mancini, në lidhje me forumin “Bukuria dhe Qëndrueshmëria” për Ditën Rajonale të Marche në pavionin italian të Expo 2020 Dubai.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse play-offi i marsit do të ndikojë në eksperiencën e tij si trajner i Italisë, Mancini u shpreh se “ka momente, ndonjëherë në jetë dhe në punë, që janë më të vështira, por besoj se forca jonë do te dale pikërisht në këto momente”.

Italia kujtojme eshte kampione Europe pasi ne Wembley ngriti trofeun perpara Anglise pritese dhe finaliste, por qe u mund me penallti dhe superpritjet e Donnaurmma. Italia e mbylli e dyta ne grup pas Zvicres dhe per kete arsye do te duhet te luaje playoff, fillimisht ndaj Maqedonise dhe me nje finale te mundshme ndaj Turqise ose Portugaise.

Related posts

Fotot e veçanta, Buffon dhe talenti shqiptar së bashku

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN NË KROACI/ Futbollisti mesazh Shqipërisë: Mund të zgjedh edhe Kosovën

Delo.autor

Tramezzani gjen ekip të ri, gati kalimi në Seria B

Q.Autor

Leave a Comment