Futboll Ligue 1 Sport

“JEMI NË KONTAKTE”/ Aulas planifikon goditjen madhe: Do të bëjmë gjithçka është e mundur

Lyon po planifikon rikthimin e madh për sulmin. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit, Jean-Michel Aulas, me deklaratat e bëra në orët e fundit.

“Lacazette (kontrata me Arsenal-in i skadon në qershor) na intereson për atë që ka përfaqësuar, kemi ruajtur kontaktet dhe po e ndjekim”, ka thënë numri një i Lyon.

“Do të bëjmë çdo sforcim të mundshëm, sigurisht është më e lehtë të marrim Lacazette se Benzema”.

30-vjeçari ka luajtur për shtatë vite në Francë me Lyon, nga viti 2010-të deri në vitin 2017-të, para se të transferohej tek Arsenal-i për 53 milionë euro.

Related posts

SAKA “TREMB” ARSENALIN/ Sulmuesi mungon disa javë

F.autor

E ARDHMJA E YLLIT BRAZILIAN/ Barcelona del hapur: Nëse ka oferta të mira, jemi gati ta…

Delo.autor

Pesë vjet pas triumfit të Champions, ku janë sot heronjtë e Bayern-it 2013

Sadik.Autor

Leave a Comment