Futboll Sport

“KAM VAJTUR NË MUAJT E FUNDIT”/ Kulusevski pas largimit nga Juventus: Ky është maksimumi për mua

Tottenham-i ka hedhur pas krahëve tri humbjet radhazi të pësuara në Premier League dhe është kthyer te fitorja falë një rezultati befasues 3-2 kundër Manchester City-t të Pep Guardiola-s.

Një fitore e arritur falë dygolëshit të Harry Kane dhe golit të Dejan Kulusevski. Ish-juventini, i cili është transferuar në Londër në fundin e merkatos së dimrit bashkë me Rodrigo Bentancur, ka shënuar golin e parë të ndeshjes dhe ka dhënë asistin për golin vendimtar të sulmuesit anglez.

E pamundur të imagjinohej një debutim më i mirë si titullar për suedezin me fanellën e Spurs.

I intervistuar nga Sky Sport pas ndeshjes, mesfushori është kthyer të flasë për muajt e vështirë të kaluar tek Juventus-i:

“Kam vuajtur shumë në muajt e fundit, nuk jam ndier në asnjë moment vetvetja. Ndeshja e parë si titullar në Premier është një emocion i papërshkrueshëm. E kisha të domosdoshme të luaja pa mendime. Kemi vuajtur, por goli në fillim na ka ndihmuar”.

Kulusevski ka dashur të përshëndesë edhe ish-shokët e skuadrës të Juventus-it dhe ka folur edhe për marrëdhënien e tij me Antonio Conte-n.

“Ndihem shumë mirë me Conte-n, ai do vetëm të fitojë, nëse nuk ia del, nuk është i kënaqur. Është maksimumi. Nëse e dëgjojmë do të shkojmë larg. Një përshëndetje për Juventus-in? I uroj vetëm më të mirën”.

Related posts

RREGULLIMI I BILANCEVE/ Juventus përgatitet për revolucion. Ja lojtarët që janë me “valixhe në duar”…

Delo.autor

Ka tri ndeshjeve PA SHËNUAR GOL/ Aubameyang i gatshëm të BËHET PORTIER (VIDEO)

Isa.Autor

BOLOGNA-LAZIO/ Barrow dhuron spektakël, “Lacialët” pësojnë dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment