Futboll Sport

“KATAR 2022″/ Dëmtoi shpatullën me Meksikën, Lozano rrezikon dy muaj pushim

Hirving Lozano u dëmtua gjatë ndeshjes Meksikë-Panama, një kualifikuese për Botërorin e Katarit, e fituar nga nikoqirët falë një penalltie të konvertuar në gol nga Raul Jimenez.

Anësori sulmues i Napolit u desh të largohej nga fusha pas një ore loje për shkak të një dëmtimi në shpatullën e djathtë. Gjithçka ndodhi në një përplasje me Michael Murillo, çka e bëri të detyrueshme zëvendësimin e tij me Diego Lainez.

Lozano u shfaq shumë i lënduar, aq sa shkoi në dhomat e zhveshjes me ndihmën e barelës dhe i përlotur. Sipas asaj që ka grumbulluar ‘Marca’, nga analizat e para të kryera në spital, kemi të bëjmë me një shembje të shpatullës.

Një diagnozë që, nëse konfirmohet, mund ta përjashtojë Lozanon nga lista e Luciano Spalletti për një periudhë dy mujore. Kjo do të nënkuptonte mungesë të detyruar me rastin e dy ndeshjeve kundër Barcelonës më 17 dhe 24 shkurt, të vlefshme për 1/16 e “Europa League”.

Fatkeqësi tjetër për Lozanon në kombëtare, të cilit verën e kaluar iu desh të përballej me një problem serioz në sy, pas një përplasjeje të tmerrshme me portierin e Trinidad & Tobago. Siç e pranoi edhe vetë, rrezikoi seriozisht ta humbiste njërin sy dhe t’i jepte fund të parakohshme karrierës.

Related posts

FOTO EPIKE/ Shën Valentini, shikoni kush është dashuria e vërtetë e Klaus Gjasulës

Delo.autor

TEK KLUBI I SERIE A DËGJOJNË MUZIKË SHQIPTARE/ Shikoni si kërcen mbrojtësi turk në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

NDËSHKOI “DJAJTË E KUQ” NGA MESI I FUSHËS/ Ja çfarë kuptimi kishte gjesti i Coutinhos pas golit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment