Basketball Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Euroleague: Real Madrid e Barcelona ndajnë kreun, triumfon edhe Milano

Janë luajtur takimet e raundit të 24-t të Euroleague në basketboll për meshkuj, eventi më i rëndësishëm për skluadra në Europë. Një javë pa shumë surpriza, teksa ekipet pretendente për trofe kanë fituar.

Kreu ndahet mes Real Madrid e Barcelona, me nga 28 fitore secila (ekipi merengues ka dy ndeshje më pas prej pandemisë). Real mposhti 75-67 grekët e Olympiacos, ndërsa Barcelona mundi 71-66 Bayern Mynih.

Në vendin e tretë qëndron skuadra italiane e Armani Milano, që mundi 63-57 Crvena Zvezda. Fitore të rëndësishme jashtë fushe, pas kohës shtesë, korri Anadolu Efes, ekipi kampion në fuqi, që mposhti ruzët e CSKA Moskë.

Euroleague – Raundi i 24-t

Fenerbahce – Villeurbanne, 85-76

Crvena Zvezda – Armani Milano, 57-63

Zalgieris Kaunas – Maccabi Tel Aviv, 78-94

Panathinaikos – Monaco, 83-91

Baskonia Gasteiz – Zenit st.Petersburg, 82-90

Barcelona – Bayern Mynih, 71-66

CSKA Moskë – Anadolu Efes, 97-99

Alba Berlin Unics Kazan, 81-52

Real Madrid – Olympiacos, 75-67

Related posts

Flamurtari rigjen buzëqeshjen me Muarem, përmbys Teutën në Vlorë (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ KOMBËTARES PËR “KATAR 2022″/ Anglia humb dy lojtarët e rëndësishëm ndaj “Kuqezinjve”, ja emrat…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Nga sportist në obez, shikoni ndryshimin rrënjësor të basketbollistit të NBA-së (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment