Futboll Kategoria Superiore Sport

“KEQARDHJE QË NUK FITUAM”/ Hebaj: Uroj të shënoj sa herë duan të më zëvendësojnë

Rubin Hebaj shënoi një gol të bukur ndaj Kukësit dhe vonesa në kryerjen e zëvendësit bëri që sulmuesi shkodran t’i dhurojë të paktën një pikë Teutës. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport” fillimisht Hebaj u shpreh:

“Më vjen keq që nuk arritëm që të fitonim. Ishte një ndeshje që u munduam që të zbatonim sa më mirë detyrat taktike që na dha trajneri. Në të vetmin moment që ato shfrytëzuan atë goditje të kalibruar të Bashës arritën që ta na godisnin. E kishim menduar që kundërshtarët do ta kontrollonim më shumë lojën. Ato qarkulluan topin, por nuk arritën që të na rrezikonin. Ne kishim disa mundësi që ta çonim në dy me zero rezultatin dhe për këtë më vjen keq që nuk fituam.

Çdo njeri kur gabon ka dëshirën për t’u përmirësuar. Shpresoj të vazhdojmë me rezultate pozitive dhe të bëjmë mirë në ndeshjet e tjera. Duhet ta kontrollojmë ne lojën, jo të presim çfarë do të dalë nga kundërshtari”.

GOLI- “Shpresoj që sa herë që të më zëvendësojnë të shënoj përpara. Për golin jam shumë i lumtur, por më vjen keq që nuk arritëm që të merrnim tri pikët. Shpresoj të vazhdoj të shënoj dhe të ndihmoj sa më shumë ekipin. Nuk po bëj gjë ndryshe. Shpresoj që të mos shënoj vetëm unë, por edhe shokët e tjerë të ekipit dhe të shkojmë sa më lart. Unë besoj se Teuta nuk do të vuajë deri në fund. Ne në çdo ndeshje po tentojmë që të përmirësohemi, si në fazën mbrojtëse dhe sulmuese, dhe të bëjmë më të mirën në takimet e ardhshme”.

Related posts

“RONALDO BËRI MIRË QË IKU NGA ITALIA”/ Legjenda Matthaus: Barela është gjenial. Lautaro e meriton…

Delo.autor

Barcelona rikthehet e ‘lavdishme’, Valverde e barazon rekordin e Pep Guardiolas

Q.Autor

“PLESHTI” AKUZOI GJYQTARIN PËR KORRUPSION/ Dani Alves del kundër: Mungesë respekti ndaj nesh dhe…

Delo.autor

Leave a Comment