Bundesliga Futboll Sport

KËRKON TË HARROJË HUMBJEN E TURPSHME NGA BOCHUM/ Muller: Champions-i, specialiteti ynë

Vetëm katër ditë larg turpërimit në Bundesligë ndaj Bohumit, skuadra e Bajernit do të luajë në Champions një ndeshje shumë të rëndësishme. Në Salcburg, skuadra gjermane do të kërkojë të lërë pas disfatën në kampionat.

Mesfushori i Bajernit, Tomas Myler, tha se skuadra e tij nuk do të përsërisë gabimin e bërë në kampionat dhe se do të japë gjithçka për të dalë nga fusha me fitore.

“Duhet të tregojmë kualitetet tona në këtë sfidë. Ky është fillimi i një periudhe shumë të rëndësishme të sezonit. Champions-i është një kompeticion shumë i rëndësishëm për ne. Duam të luajmë kundër skuadrave më të mira në Europë dhe të jemi njëra prej tyre”, tha 32-vjeçari.

PËR SALCBURGUN – “Salcburgu është një skuadër e cila ka ardhur në rritje nga sezoni në sezon. E kam thënë dhe kur morëm vesh për kundërshtarin që do të ndeshemi, se ata janë një skuadër e cila duhet të merret seriozisht. Për t’u kualifikuar duhet të bësh ndeshje perfekte për gjatë gjithë 90 minutave. Jemi të vetëdijshëm për kualitetet që kemi si skuadër”.

PËR BOHUMIN – “Ishte një ndeshje e cila duhet të na vlejë si mësim, e dimë që janë dy botë të ndryshme. Bohumi na dha një leksion, asnjë skuadër nuk duhet nënvlerësuar dhe kjo erdhi në përiudhën më të mirë për ne. Nuk besoj se do të gabojmë dy herë për pak ditë. Skuadra do të dijë si të reagojë”.

PËR TË ARDHMEN – “Dua të vazhdoj të luaj për Bajernin, ndihem shumë mirë pasi e di se çfarë kam këtu. Nuk jam në stres pasi të gjithë i dinë qëllimet e mia. Për momentin ka gjëra më të rëndësishme për të bërë. Fusha e lojës është primare, më pas do të mendojmë për atë që do të bëjmë në të ardhmen”.

PËR FAVORITËT – “Mendoj që të gjitha skuadrat që luajnë në këtë fazë kanë një mundësi për të shkuar larg. Sigurisht që disa prej tyre janë më të favorizuar për shkak të kualiteteve që kanë në ekip. Ne jemi një prej tyre. Objektivi i klubit është çdo sezon kampionati, Kupa e Gjermanisë dhe Champions-i.

Related posts

Dështimi te Interi duket larg, shikoni çfarë bën Gabigol në Brazil (VIDEO)

Sadik.Autor

I HABIT TË GJITHTË/ Van Persie zgjedh fituesin e “Topit të Artë” 2020, Messi dhe CR7 jashtë podiumit

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ HYSAJ “zgjedh” NAPOLIN, agjenti italian zbulon të vërtetën

Isa.Autor

Leave a Comment