Futboll Sport

SFIDA EUROPA LEAGUE NDAJ LAZIOS/ Xavi: Nuk jemi ne favoritët, po më duken si 100 vite

Barcelona do të presë Napolin në sfidën e parë të raundit të 1/32-tava në Ligën e Europës. Tekniku i katalanasve, Çavi ka qëndruar me këmbë në tokë, duke u shprehur se ekipi i tij nuk është favorit.

Fitimi i Ligës së Europës – Për ne është një mundësi. Ne kemi një synim, që të hymë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm. Ose nëpërmjet kampionatit, ose nëpërmjet Ligës së Europës. Tifozët presin shumë, por ne nuk patëm fat, sepse shorti na solli përballë Napolin.

Për kompeticionin – Ne nuk jemi favoritë. Napoli po lufton për kampionatin në Itali dhe ndeshja e dytë luhet në shtëpinë e tyre. Është një rival i komplikuar, një nga më të fortët në këtë kompeticion. Favorit janë dhe ata që e kanë fituar kompeticionin, për shembull Sevija, e cila ka më tepër eksperiencë. Ne nuk jemi favoritë dhe këtë raund e konsideroj shumë të balancuar.

100 ditët e para te Barcelona – Më duket sikur kanë kaluar 100 vjet. Kemi kaluar nëpërmjet shumë situatave të papritura, si lëndimet, merkato, COVID-i etj. Unë jam nga Barcelona dhe do të përpiqem ta kthejë Barçen në vendin që i takon. Këto janë ato situata që të bëjnë të rritesh.

Për Adama Traore – Ai po na jep shumë, është një lojtar i pjekur, i aftë për të bërë zgjedhjet e duhura. Ai ka luajtur vetëm ndeshje, por ka tërhequr me vete shumë kundërshtarë. Ai e kupton futbollin dhe mund të bëjë ndryshimin. Jam i sigurt që ai do të na ndihmojë shumë.

Related posts

PLAS SKANDALI në Ligën e Kombeve/ Gjyqtari rumun: Do të FAL 2 PENALLTI në…

Isa.Autor

ZYRTARE/ UEFA zbulon topin e ri të Champions League (FOTO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËMDHA/ Dortmund gati 20 milionë euro për mesfushorin Emre Can, ja vendimi i Juventus

Delo.autor

Leave a Comment