Futboll Shqipëri Sport

KOMBËTARJA E FEMRAVE/ Grumbullimi i parë për vitin 2022, zbulohet lista e trajnerit Grima

Kombëtarja shqiptare e femrave do të zhvillojë një grumbullim 10-ditor në Ulqin të Malit të Zi.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin nga e marta e 8 shkurtit e do të qëndrojë në qytetin e Ulqinit për 10 ditë, deri më 18 shkurt.

Në kuadër të këtij grumbullimi rutinë, Grima dhe stafi kuqezi kanë ftuar 21 futbolliste, ku ndër to spikasin edhe disa vajza të reja, të cilat kanë mundësinë të tregojnë të gjithë potencialin e tyre, për të qenë më tej edhe pjesë e Kombëtares shqiptare.

21 vajzat e thirrura janë pjesë e kampionatit shqiptar dhe qëllimi i këtij grumbullimi është të evidentohen sa më shumë elementë të rinj.

Nga 21 vajzat e thirrura, 10 janë pjesë e skuadrës së Vllaznisë.

Ky është grumbullimi i parë për këtë vit për Kombëtaren A të femrave, që do të ketë edhe më tej grumbullime dhe disa ndeshje zyrtare në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “Australi–Zelandë e Re 2023” si dhe ndeshje miqësore.

Në 7 prill Shqipëria do të presë Belgjikën në shtëpi, ndërsa më 12 prill do të luajë ndaj Armenisë në transfertë.

Më pas, dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja e femrave do t’i luajë ndaj Polonisë më 1 shtator në shtëpi dhe e mbyll këtë fushatë ndaj Norvegjisë më 6 shtator.

Related posts

Leverkusen-Bayern, në Gjermani luhet për finalen e kupës

Sadik.Autor

MERRET VENDIMI/ VAR-i dhe shitja e emrit, ja pse Kategoria Superiore do të nisi më 11 shtator…

Delo.autor

Videoja e Pogbas që çmendi drejtuesit e Man United, e sqaron mesfushori brazilian

Isa.Autor

Leave a Comment